Myslimanet Pukjane festojne Kurban Bajramin

Kurban Bajrami ne Xhamin e Pukes 15.10.2013
Kurban Bajrami ne Xhamin e Pukes 15.10.2013

Dhjetra besimtare mysliman te rrethit te Pukes kan falur namazin e Kurban Bajramin per te vazhduar me pas festimin e festes.

Dhjetra besimtare mysliman burra dhe gra, ashtu si cdo vit , nisin fetimet qe ne oret e para te mengjesit me faljen e namazit te Sabahut dhe per te vazhduar me faljen e namazit te Kurban Bajramit. Ritet fetare kulmuan ne xhamine  e qytetit te Pukes e cila eshte mbushur me shume se asnje here me pare duke e bere te pamjaftueshme ambjentet per te falur namazin e sabahut.

Ritet fetare u drejtuan nga Myftiu i rrethit te Pukes imam Gezim Kopani i cili nder te tjera ka thene: “Besimi ne Zotin, eshte rruga e cila ndriqon zemrat  dhe shpirtrat. Aty ku ka besim ka drejtesi paqe dhe dashuri. Aty ku nuk ka besim ka dhune, padrejtesi dhe shtypje. Prandaj njeriu me i mire eshte ai i cili i drejtohet Zotit te Gjithesise.”

 

Kurban Bajrami xhamia e Pukes  15.10.2013
Kurban Bajrami xhamia e Pukes
15.10.2013

 

Leave a Reply