KMSH: Xhamia e Namazgjazsë do të vazhdojë ndërtimin

Projekti i xhamise se madhe te Tiranes.
Projekti i xhamise se madhe te Tiranes.

Në një njoftim për shtyp Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar opinionin publik dhe besimtarët myslimanë se nuk ka asnjë problem lidhur me Xhaminë e Namazgjasë, ajo do të vazhdojë ndërtimin me mbështetjen e plotë të qeverisë.

“Nisur nga vendimi i datës 08.10.2013, i marrë nga KKT, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ndjen të nevojshme të sqarojë besimtarët dhe opinionin publik se: sikurse u shpreh edhe Kryeministri Rama në deklaratën e tij, projekti i Xhamisë së Namazgjasë do të vazhdojë dhe gëzon mbështetjen e plotë të qeverisë. Përsa i përket shqetësimit në lidhje me truallin kemi sigurinë e qeverisë se është menduar një zgjidhje e përshtatshme sipas dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

09.10.2013

/Drita Islame/

Leave a Reply