Nje nate prej netesh profeti Ibrahim a.s. pa ne enderr sikur ishte duke e bere kurban te birin, Ismailin. Ne fillim nuk i dha rendesi asaj, por kur enderren fillon ta shihte disa nete me radhe, kuptoi se kjo qe nje shpallje hyjnore qe i komunikohej nepermjet endrres. Allahu xh.sh deshironte qe ai te bente kurban birin e tij Ismailin.
Profeti Ibrahim djalin e tij konsideronte dhurate nga Zoti. Tashme prej tij kerkohej qe ta bente kurban djalin e tij te dashur i cili qe rritur dhe kishte hyre ne moshe te pubertetit. Nuk kishte asnje dyshim se kjo qe nje sprove shume e rende por profetin Ibrahim a.s., qe kishte mberritur graden shpirterore te mikut te Allahut xh.sh.
Te nesermen ne mengjes Ibrahimi mori me vete Ismailin dhe ate e bir u nisen rruges nga Meka per ne Mina. Kur mberriten ne Mina, Ibrahimi nisi t’i rrefente Ismailit pak nga pak enderren qe kishte pare. Pasi i beri te ditur se qe te dy ishin vene ne nje sprove shume te madhe nga ana e Allahut,
Ibrahimi i tha Ismailit:
“Biri ime, kam pare enderr sikur isha duke te bere kurban. C’mendon ti rreth kesaj?
Asnje shenje me e vogel e frikes dhe e shqetesimit nuk ishte shfaqur ne zemren e Ismailit a.s. qe i kishte degjuar ne qetesi ato qe i kishte rrefyer Ibrahimi a.s. A nuk eshte Allahu Ai qe ta merr jeten, ashtu sikur se ta dhuron ate? Zoteruesi i jeteve te njerezve, Allahu kerkonte prej tij ta merr jeten qe Ai ia kishte dhuruar atij. I zhytur ne keto mendime Ismaili i tha shkoqur te atit se ai do t’i bindej urdherit te Allahut duke iu mbeshtetur caktimit hyjnor dhe duke iu bindur atij, pastaj shtoi kete fjale:
“Babai ime i dashur! Vepro ate qe te eshte urdheruar! Ne dashte Zoti, do te shohesh se une do te duroj.”
Kjo pergjigje e Ismailit sa e gezoi, aq edhe e preku thelle ne zemer profetin Ibraim a.s. Syte iu perloten. Teksa shihte me dashuri birin e tij qe zoteronte nje besim aq te madh ne caktimin hyjnor, Ibrahimi falenderonte Allahun qe i kishte falur nje djale te ketille.
Ibrahimi a.s. e shtriu permbys te birin ne toke dhe u pergatit qe te conte ne vend urdherin e Allahut. Ndersa shprehte “Bismilahir Rahmanir Rahim” per t’i meshuar thikes dhe perseriste fjalet “Zoti ime, ja tek jam duke e zbatuar urdherin tend”, degjoi nje ze qe vinte nga Allahu dhe i thoshte:
“O Ibrahim! Ti e tregove varesine tende ndaj urdherit hyjnor duke çuar ne vend ate qe t’u urdherua per te bere nepermjet enderres. Kjo qe nje sprove e paster. Ne po te dhurojme nje kafshe per kurban ne vend te djalit tend.” (Saffat, 102-107)
Nderkohe engjelli Xhebrail me urdher te Allahut te Lartesuar i kishte sjelle Ibrahimit a.s. nje dash nga Xhenneti. Teksa nga syte i rridhnin lot gezimi, Ibrahimi a.s. e ngriti te birin nga toka, e mori ne krah dhe e perqafoi. E falenderoi Allahun xh.sh qe ia kishte dhuruar serish te birin dhe pastaj beri kurban dashin qe engjelli Xhebrail i kishte sjelle nga parajsa. Me kete ngjarje Allahu i Madheruar ua tregoi edhe nje here engjejve dhe njerezimit mbare varesine e Ibrahimit a.s. dhe anetareve te familjes se tij ndaj vendimit hyjnor dhe durimin e tyre. Kjo qe nje sprove miqesie dhe afersie. Profeti Ibrahim a.s. dhe Ismaili a.s. iu binden pa shprehur asnje ngurrim urdherit te Allahut dhe dolen te fituar nga kjo sprove e rende.