Njoftim!
Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në mbledhjen e djeshme vendosi:
Sadakaja e Fitrit, për vitin 2022, do të jetë 400 lekë për frymë.
Nisabi, caktimi minimal i vlerës pasurore për dhënien e Zekatit, të jetë 530.000 lekë (të reja).
400 lekë është edhe shpagimi ditor i agjërimit (fidja) për personat që nuk mund të agjërojnë.
Informacion shpjegues i përllogaritjes së nisabit:
Duke ju referuar floririt (85 gram) në caktimin e nisabit, personi i cili gjatë një viti ka minimalisht dhe jashtë nevojave jetike të depozituar për një vit hënor 530.000 lekë, e ka obligim dhënien e Zekatit në masën 2.5 % ose 1/40 të pasurisë së depozituar.
Për më shumë informacion vizitoni www.kmsh.al
Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë agjëruesit!