Namazi i Teravise dhe rekatet

20181115_163243

Namazi i teravive ne esence eshte falja qe i takon grupit te namazve nafile, dispozita e ketij namazi eshte synet i forte (sunetu Muekkede) si per meshkujt, ashtu edhe per femrat, ndersa falja e tij me xhemat eshte po ashtu synet muekkede. Ky lloj i namazit eshte karaktereistike e muajit te Ramazanit te begatshem, kurse kohe faljes se teravise eshte pas namazit te jacise, por para namazit te vitrit, e deri pak para namazit te sabahut. Pejgamberi a.s. per namazin e teravive ka thene: “Vertet Ramazani eshte muaji qe Allahu xh.sh ua obligoi agjerimin e tij, kurse une myslimaneve ua bera synet faljen e namazit te teravive, andaj kush e agjeron (Ramazanin) me bindje dhe besim te thelle dhe me qellim qe te arrije shperblimin e Allahut xh.sh, ai pastrohet nga mekatet sikur ate dite qe e lindur nena e vet.” (Ahmedi)

Pra, nese myslimani, arrin qe brenda dites se Ramazanit te kompletoje agjerimin e tij, kurse brenda nates te kompletoje faljen e namazit te teravise, atehere konsiderohet se ka arritur qe me sukses ta permbylle nje dite te jetes se tij brenda Ramazanit, teresisht i perkushtuar ne adhurim, diten permes agjerimit dhe naten permes namazit te teravise.

Transmetohet nga Aisheja r.a. sesi Pejgamberi a.s. nje nate prej neteve te Ramazanit (pas namazit te jacise) doli ne xhami dhe u fal, pastaj edhe njerezit e tjere u falen bashke me te (me Pejgamberin a.s.). Naten e dyte dhe te trete u shtua xhemati, kurse naten e kater, pasi u grumbulluan shume njerez (per t’u falur me Pejgemberin a.s.), ai nuk u doli ne xhami. Ne mengjes pas namazit te sabahut, Pejgamberi a.s. iu drejtua njerezve me nje fjalim te shkurter dhe mes tjerave u tha: “Une nuk dola (mbreme ne xhmai) sepse u frikesova se po ju behet detyrim (farz) ky namaz e me te rendoheni ju.” (Buhari, Myslim)

Numri i rekateve te namazit te teravise

Vlen te theksohet fakti se Ehli Sunneti vel xhema, namazin e teravise gjithnje e kan falur njezet rekate me xhemat.

Ne “Sahihun” e imam Buhariut dhe Muslimit gjendjet hadithi i transmetuar nga Aisheja r.a., e cila ne rastin kur eshte pyetur per namazin e Profetit a.s. ka thene: “Pejgamberi a.s. as ne ramazan as jasht Ramazanit nuk shtonte me shume se njembedhjete rekate. I falte kater rekate, e mos opyet per bukurin e tyre e as per zgjatjen e tyre, pastaj serish i falte kater rekate, e mos pyet per bukurin dhe zgjatjen e tyre, e pastaj i falte tre rekate. Une i thashe; – O i Derguari i Allahut, a po fle para se ta falesh vitrin? Tha; -Oj Aishe, vertet syte e mi flene, por zemra ime nuk fle.” (Buhariu)

Haditi i transmetuar nga Aishja r.a. nuk eshte argumend bindes se namazi i teravise eshte tete rekate, per arsye se hadithi ne fjale ka te beje me namazin e vitrit e jo me namazin e teravise. Argumenti se ky hadith ka te beje me namazin e vitrit e jo me namazin e treavise , eshte vete teksti i hadithit ku thote: “As ne Ramazan e as jashte Ramazanit”, sepse namazi i teravise eshte e vecanta e muajit te Ramazanit dhe nuk falet jasht tij, porse namazi qe falet jasht Ramazanit eshte ai i vitrit. 

Imam Neveviu me kete hadith argumenton se maksimumi i namazit te vitrit, si gjate Ramazanit ashtu edhe jasht Ramazanit, eshte njembedhjete rekate. Pra, te gjitha keto jane argumente qe vertetojne se hadithi i Aishes r.a. flet per namazin e vitrit e jo per namazin e teravise, andaj nuk eshte argument i fuqishem per vertetimin e rekateve te namazit te teravise, por te vitrit. 

Imam El Kastalani ne vepren e tij Irshadu es-sari ala Sahihil Buhari, ne pjesen e peste thote: “Thenia e Aishe se Pejgamberi a.s. nuk ka shtuar me shume se njembedhjete rekate as ne Ramazan as jasht Ramazanit, nuk verteton numrin e rekateve te namazit te teravise, ngase dijetaret e Hadithit kete e kan shpjeguar se ka per qellim namazin e vitrit e jo teravine.”

Trasmetohet nga Ibn Abasi r.a. i cili ka thene: “Pejgamberi a.s. ne Ramazan i falte njezet rekate namaz dhe namazin e vitrit (gjithsej njezet e tri rekate).”

Transmetohet nga Zejg bin Uehbi se ka thene: “Neve gjate Ramazanit na ka falur Abdullah bin Abasai; ai na udhehiqte ne falje e  pastaj terhiqej ne dhomen e tij.” Pastaj A’meshi ka shtuar: “Ka falur njezet rekate teravi dhe tri rekate viter.”

Transmetohet nga Jezid bin Rumani, i cili ka thene: “Njerezit gjate kohes se Omerit kane falur njezet e tri rekate.” Prandaj imam Bejhakiu po ashtu ka transmetuar nga Aliu r.a se namazi i teravise eshte njezet rekate.

Trasmetohet nga Abdurrhaman b. Abdulkadri, i cili ka thene: “Nje nate gjate Ramazanit dola me Omerin r.a. ne xhami, e atje i pamje njerezit duke u falur te shperndare, dikush falej vecmas, e disa faleshin ne grupe etj. Omeri, kur i pa, tha;- Une mendoj qe t’i bashkoj keta njerez qe te falin namazin me nje imam. Pastaj i thirri te gjithe sahabet (shoket) dhe i bashkoi ne nje xhemat, kurse per imam te tyre caktoi Ubejt b.Kabin. Pastaj, kur doli naten tjeter dhe pa njerezit duke u falur me xhemat pas nje imami , tha: – Sa risi (bidat) e mire eshte kjo!

Kur jemi te mirekuptrimi (ixhmai) i sahabeve dhe dijetareve per nje prej ceshtjeve islame, patjeter te nenvizohet se argumentimi me ixhma (mirekuptim) eshte argument i prere. Atehere, nese arrihet konsesusi i myslimaneve per nje ceshtje te caktuar, nuk lejohet per askend qe te kundershtoje apo veproje ne te kunderten e asaj per te cilen eshte arritur mirekuptimi (ixhma), qofte edhe nese argumenton me hadith.

Kete ceshtje e sqaron bukur edhe Imam Shafiu r.a. i cili thote: “I kam pare banoret e Mekes, te cilet ne Bejtullah (Qabe) i falnin nga 20 rekate me pese pushime, kurse pas cdo kater reketeve kur pushonin e benin nga nje tavaf rreth Qabes.

Marr nga libri “Ilmihal i zgjeruar” f1. 323-326, botim i Komunitetit Mysliman te Shqiperise, Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves dhe te Bashkesise Fetare Islame te Republikes se Maqedonis se Veriut

Leave a Reply