U zhvilluar ne qytetin e Pukes nje takim me Forumin e Gruas Myslimane

2

Kryetarja e Forumit te Gruas Myslimane prane Myftinise Puke Erjola Kopani ka zhvilluar nje takim me aktivistet e Forumit te Gruas Myslimane te qytetit te Pukes, Fushe Arrezit dhe fshatit Qerret. Ne kete takim kryetar e FGM-Puke Erjola Kopani ftoj aktivistet qe te bashkepunojme me njera tjeteren me qellim thirrjen ne rrugen e islamit te nenave dhe vajzave myslimane duke zhvilluar bieseda, takime dhe aktivitete te ndryshme deri ne faljen e namazeve. Mendoj se eshte me rendesi qe secila nga tju tregojme te tjerevae emocionet qe percjell duaja, agjerimi, iftari, namazi, pasi ka qe jane te terhequra me argumentin: nuk kam qene kurr ne xhami, nuk di si te falem, nuk njoh kend etj, prandaj eshte mire qe eksperiencat tona ti shkembejme me te tjerat, pasi keshtu thuejme disa mendime qe frenojne gruan apo vajzen per te kryer ritet e fese islame.

Takimin e pershendeti edhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera tha: “… Ngritja e Forumit te Gruas Mysliamne prane Myftinise Pukes eshte pergjegjesi te cilen kam dashur ta bej duke pas mbeshtetjen e bashkeshortes time, me qellim afrimin e nenave dhe motrave tona me me shume ne rrugen e islamit. Pozicioni juaj si aktiviste eshte vlere e shtuar per islamin, dhe nepermjet jush mund te arrim te shtojme besimin tek nenat dhe motrat tone ne rrugen e islamit. Mendimi im eshte qe ju sebashku edhe me ne te perqendroheni ne tre pika: 1. Ata qe kan femije te punohet me ta me qellimin dergimin e femijeve te tyre neper Mejtepe te cilat jane te hapura ne Puke, Qerret, Rrape, Fushe Arrez dhe Iballe. 2.Zhvillimi i takimeve te ndryshme me te afermit tuaj ose koleg pune. 3.Pothuajse cdo vit ndodh qe te kemi ndonje ftese per dasem, eshte me shume rendesi qe çifti qe martohet te vendos kuror (nikah) ne xhami, pasi nikahu ka miresin (bereqetin) e vet. Mendoj se keto jane ato pika qe duhet te fukusohemi me shume, jo se nuk ka te tjera por keto mendoj jane nder me te rendesishmet.”

Aktivistet e pranishme ne takim e vlersuan takimin duke dhene mendime te ndryshme ne realizimin e disa veprimetareve , per te vijuar me pas faljen e namazit ne xhamin e qytetit te Pukes.

 

 

Leave a Reply