Nga; Gezim Kopani (Myfti i Pukes)
Bismilahir Rahmanir Rahim
Vlera e Njesimit (Teuhidit) dhe Shehadeti
Shehadeti eshte deshmia duke thene e besuar fjalen: “Es Heduen la Ilahe il-Allah ve Esh-hedue enne Muhammeden abduhu ve resuluhu” qe do te thote: “Deshmoj se nuk ka Zot tjeter peveç Allahut dhe deshmoj se Muhammedi (paqja e Allahut qofte mbi te) eshte rob dhe i Derguari i Allahut“ (Buhari)
Islami eshte i ndertuar mbi pese shtylla, shtylla e pare eshte Shehadeti.
Shqiptimi dhe besimi i Shehadetit eshte betim, bese qe njeriu ben mes tij dhe Allahut xh.sh. Shehadeti eshte çelsi hyres ne islam po ashtu edhe ne xhennet.
Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kush beson dhe thote: La ilahe il-Allah” dmth: “Nuk ka Zot tjeter perveç Allahut” do te hyje ne xhennet (parajse).” (Buhari)
Shehadeti apo Kelime Teuhid (Njesimi i Allahut) eshte nder dhikrat me me vlere ne fene islame, duke zene keshtu vendin e pare. Tregohet se nje here Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Permendja (dhikri) me me vlere eshte fjala “La ilahe il-Allah” qe do te thote: “Nuk ka Zot tjeter perveç Allahut.” (Tirmidhi)
Permendja (berja e ketij dhikri) qetesohet zemra e besimtarit, forcon dhe freskon besimin e tij. Tregohet se nje dite Profeti Muhammed a.s. i thote shokeve: “Freskoni besimin tuaj! Shoket e pyeten: “Si ta freskojme besimin tone!” Profeti Muhammed a.s. tha: “Permendeni shpesh fjalen “La ilahe il-Allah!” (Hakimi)
Permendja e Teuhidit (Njesimit pra fjala La ilahe il-Allah) eshte fjala e cila tek Allahu xh.sh. ka vlere shume te madhe. Prandaj kur te themi kete duhet te jemi te sinqerte. Sinqeriteti eshte dicka te cilen e posedojme si krijese por sinqeriteti eshte ne vartesi te personit se sa e si e perdore ate. Duke pasur parasysh faktin qe Teuhidi dhe Shehadeti jane fjalet te cilat Allahu xh.sh i vlerson me se shumti, atehere edhe besimtari duhet ti thote me dashuri e sinqeritet per arritur mirsit e saj.
Tregohet se nje here Profeti Muhammed a.s. po qendronte ne nje kopesht bashk me Omerin r.a. dhe Ebu Hurejren r.a.. I qeshur , Profeti Muhammed a.s. i thote Ebu Hurejres r.a.; “Dil nga kopshti dhe kedo qe do te degjosh te thote fjalen: “La ilahe il-Allah, Muhamedun Resulullah” thuj; “Je nga banoret e xhennetit.” Menjehere Ebu Hurejra r.a. u ngrit ne kemb dhe ashtu i gezuar filloj te dal nga kopshti, ne kete moment ai kthehet dhe i thote Profetit Muhammed a.s.: Po nese nuk do me besojne? Profeti Muhammed a.s. i thote: “Atehere merr keto (tregohet se ka marr shapkat) e mbaj me vete, qe te besojne fjalet e tyra, kjo si vertetim qe jane fjalet e mia.” Ne kete moment nderhyn Omeri r.a. duke thene: Me mir eshte te mos i tregojme gje njerezeve pasi kam frikse se do behen dembel e nuk do punojne , dhe nuk do jene korret ne ibadet etj. Atehere Profeti Muhammed a.s. tha: “Mir, por dijeni se kushdo qe thote fjalen: “La ilahe il-Allah do te futet ne xhennet,”
Dhikri i fjales “La ilahe il-Allah” , me perjashtim te vendeve te pista (vende te cilat islami e ka ndaluar dhikrin si psh; wc) mund te thuhet kodo. Mund ta themi ne rruge, duke ecur, ne treg, te shtrire, kur jemi te semur etj.
Tregohet se kur u plak Ummu Han r.a. (1) shkoj tek Profeti Muhammed a.s. dhe i thote: “O i Derguari i Allahut xh.sh! Jam plak, e lodhur shum; A mund te me keshillosh me nje adhurim qe mund ta bej edhe ulur? Profeti Muhammed a.s. i thote: “Thuaj 100 here SubhanAllah, 100 here Elhamdulilah dhe 100 here La ilahe il-Allah!” (Ibn Maxhe)
Interesant eshte fakti se njeriu i mir me Shehadet hyn ne islam, po ashtu nese eshte prej te mireve , ne pune , dhiker etj, e mbyll jeten (mbyll fletoren e puneve te tij) mir ne prag te vdekjes duke thene Shehadetin, dhe kjo per te do eshte shenje e mir.
Tregohet se nje here, gjate nje vaizi (predimi) Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kush thote Shehadetin si fjale te fundit ne kete bote (ne momentin e vdekjes) dhe pastaj jep shpirt, ai hyn ne xhennet!” Kur e degjoj kete Ebu Dherri r.a. e pyeti Profetin Muhammed a.s.: “O i Derguari i Allahut xh.sh! Edhe sikur te kete vjedhur e te kete bere imoralitet?” Profeti Muhammed a.s. iu pergjigje: “Po!” Ebu Dherri r.a. per here te dyte peserit te njejten pyeje, dhe mori nga Profeti a.s. te njejten pergjigje. Per here te trete Ebu Dherri perserit po te njejten pyetje, dhe ne kete moment Profeti Muhammed a.s. i thote: “Po, do jete ne xhennet edhe pse nuk i pelqen Ebu Dherrit!” (3)
Fjala qe do jete me e rendesishme dhe me me vlere Diten e Gjykimi (Llogaris) eshte fjala e Shehadetit. Ajo do peshoj me shume se cdo pune tjeter. (4).
Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Allahu xh.sh. ka thene: “Ia kam bere haram xhehenemit, djegien e njeriut qe me sinqeritet ka thene e besuar fjalen: “La ilahe il-Allah Muhammeden Resulullah!” (Muslimi)
Insha-Allah jemi prej atyre te cilet kjo fjale do na peshoje ne peshoren e puneve te mira!
Pergatiti
Gezim KOPANI
Marr nga: https://gezim-kopani.blogspot.com/2019/01/vlera-e-njesimit-teuhidit-dhe-shehadeti.html
_____________
1. Ummu Hani ishte vajza e Ebu Talibit.
2. Duhet te kemi kujdes dhe nuk duhet te keqkuptuar hadithi i cituar , pasi ai nuk e ben dicka te vogel vjedhjen apo imoralitetin, por na ben me dijse se Shehadeti ka vlera te medha, madje duke e cilesuar ate çelsin e Xhennetit.
3.Tregohet se profeti Muhammed a.s. me buze ne gaz i eshte drejtuar Ebu Dherrit duke i thene: “Po do hyje ne xhennet edhe pse nuk i pelqen Ebu Dherrit.“
4.Diten e Gjykimit do paraqitet njeriu para Allahut xh.sh per te dhene llogari. Profeti Muhammed a.s. tregon dialogun e nje personi me Allahun xh.sh; “Diten e Gjykimit (Llogarise), njeriu do shikoj punet e mira qe fillojne te paksohen (lehtesohen) ndersa te kqiat te shtohen (rendohen). Njeriu fillon te merzitet, pasi ai ka besim tek Allahu xh.sh dhe te punet e tij te mira. Ne kete çast Allahu xh.sh, e pyet kete person: “Te kujtohet ndonje pune tjeter e mir?” Njeriu i pergjigjet: Jo, nuk me kujtohet! Allahu xh.sh, i thote: “Kujtohu per ndonje fjale apo pune te mir!” Njeriu i thote: O Zoti im! Nuk me kujtohet gje tjeter! Keto jane punet e mia dhe tani kam shprese tek Meshira Jote! Allahu xh.sh. do i thote: “Robi im! Kedhe nje pune te mire! Une nuk harroj (Nuk le mangut gje)!” Ne keto momente Allahu xh.sh. urdheron Meleket qe ta sjellin ate pune. Meleket sjellin nje gje si drite, e cila ndriçon dhe e vendosin ne peshore nga ana e puneve te mira. Kur e vendosin , peshorja anon nga punet e mira. Ajo ishte fjala; “La ilahe il-Allah!” Kur e shikon kete njeriu, habitet dhe shum i gezuar dhe i lumtur i drejtohet Allahu xh.sh. duke i thene: Po kjo O Krijuesi i Gjithesise!?Nje fjale te peshoje me shume se cdo gje (se cdo pune te mir qe kam bere)! Allahu xh.sh. i pergjigjet duke i thene: “Po, kjo eshte fjala me e rend, me me vlere tek Une, por njerezit nuk i kan kushtuar vemendje (nuk e kan vlersuar sa duhet). Dije se nese do te kisha vendosur ne njeren ane te peshores qiejt dhe token dhe ne anen tjeter fjalen “La ilahe il-Allah!” kjo e fundit do peshoje me shume.”