Hytbja e Lamtumires e mbajtur nga Profeti Muhammed a.s.

muhamedi
 
HYTBJA E LAMTUMIRES
 
“O njerez!
Degjoni me kujdes fjalet! Nuk e di , ndoshta pas ketij viti nuk do te jemi bashke me ju !
 
O njerez!
Ashtu sic eshte shenjte kjo dite, ashtu sic eshte i shenjte ky muaj, ashtu sic eshte i shenjte ky qytet, ashtu jane te shenjta edhe jeta, pasuria dhe nderi juaj, cdo lloj dhunimi i te cilave eshte i ndaluar!
 
Shoke te mi!
Neser do te takoheni me Zotin tuaj dhe pa dyshim do jepni llogari per te gjitha qendrimet dhe veprimet tuaja! Kujdes, pas meje ne asnje menyre te mos ktheheni ne zvetenimin tuaj te vjeter e te vrisni njeri tjetrin! Ta dini se une do te shkon me para dhe do tju pres ne krye te Hauzit! Do te gezohem per numrin tuaj te madh ne krahasim me popujt e tjere! Kujdes, mos ma nxini fytyren!
 
Shoke te mi!
Kush te kete nje amanet, tia japte te zotit! Eshte hequr cdo lloj kamate, e kam vene nen kembe. Por duhet te jepni borxhin themelor, As mos beni padrejtesi,as mos u goditni nga padrejtesia. Me ne fund , me urdher te Allahut, eshte ndaluar marrja e kamates. Kam vene nen kembe cdo forme te ketij zakoni te mbrapshte te mbetur nga koha e injorances. Kamata e pare qe hoqa, eshte kamata e xhaxhait tim, Abasit, te birit te Abdylmutalibit.
 
Shoke te mi!
 
Jane hequr plotesisht edhe te gjitha gjakmarrjet e mbetura nga koha e injorances. Gjakmarrja e pare qe hoqa, eshte gjakmarrja e kusheririt tim , Rebiait, te nipit te Abdylmutalibit.
 
O njerez!
Sot djalli e ka humbur perjetesisht forcen e riovendosjese se ndikimit dhe sundimit te tij ne tokat tuaja. Por ju, vec ketyre gjerave qe ndalova, nese ne gjera qe do tju dukeshin te vogla, do ti vinit per shtat atij, kjo do ta kenaqte ate. Per ta ruajtur fene, duhet te ruheni edhe prej gjerave te tilla!
 
O njerez!
Respektoni te drejtat e grave! Trajtojeni ato me dashuri dhe dhembshuri! Ju keshilloj qe per to te keni frike Allahun! Ju i moret grate si amanet nga Zoti, ju u bekuat me nderin dhe virtytin e tyre duke dhene fjalen ne emer te Zotit! Ju keni te drejte mbi grate, por edhe grate kane te drejta mbi ju! E drejta juaj eshte qe ato te mos e marrin neperkembe nderin e familjes suaj, kurse e drejta e grave mbi ju eshte qe tu siguroni atyre me menyre legale, cdo lloj veshjeje dhe ushqimi. Nuk i lehohet gruas qe ti jape dikujt tjeter nga malli i te shoqit pa lejen e tij.
 
Keni kujdes qe skllerverit ti ushqni me ate qe hani vete dhe ti visheni me ata qe visheni vete. Po qe se bejne nje gabim qe nuk mundeni ta falni, jepni leje te shkojne, por kurre mos i mundoni! Sepse edhe ata jane rob te Allahut!

O besimtar!
Degjomani dhe mbajeni ne mend mire fjalen time! Myslimani eshte vella me myslimanin, keshtu qe te gjithe mylimanet jane vellezer. Nuk lejohet cenimi i cfaredo te drejte qe i perket vellaut tuaj te fese perderisa ta kete dhene vete me kenaqesi.
Mos beni padrejtesi! Dhe mos iu nenshtroni padrejtesise! Mos grabitni te drejtat e popullit!

Shoke te mi!
Mos i beni padrejtesi as vetes suaj! Mbi ju rendon edhe e drejta e vetes tuaj!

O njerez!

Cdo fajtor pergjigjet vete per fajin e tij. Asnje femije nuk e vuan denimin e fajit te kryer nga i ati. Dhe asnje prind nuk behet pergjegjes per fajin e te birit!

O njerez!
Zoti i ka dhene ne Kur’an gjithsekujt te drejten qe i takon. Nuk eshte e domosdoshme lenia e testametit per trashegimtarin(me pare ishte e detyruar, ndersa me pas Islami e vendosi ne deshiren qe te lej testament…) Femija eshte i atij ne shtratin e te cilit ka lindur. Ai qe kryen mardhenie jashtekurore, perjashtohet nga e drejta prinderore. Nje te pafisme qe pretendon perkatesi gjinie tjeter nga ajo e te atit ose nje skllav, mosmirenjohes qe vazhdon lidhjet me dike tjeter vec zoterise se tij, e zene zemerimi i Allahut , urrejtja e melekeve dhe mallkimi njerezve! Zoti nuk i panon as pendimet, as drejtesin e as deshmite e njerezve te till!

O njerez!
Koha e cila eshte ne nje nderrim te panderprere, ka ardhur ne gjendjen e dites kur Allahu krijoi qiejt e token. Nje vit eshte sa dymbedhjete muaj. Kater nga keta jane muaj te ndaluar. Tre nga keta jane njeri pas tjetrit, Dhulkade, Dhulhixhe, dhe Muharrem, kurse i katerti, Rexhep (mes xhemadhijel ahir dhe shaban). Kete vit, muaji i ndaluar erdh ne vendin e tyre te vjeter. Stina e haxhit ne diten e dhjete te Dhulhixhes.

O besimtar!
Po ju le nje amanet qe po ti mbaheni fort pas tij, kursesi nuk do e ngaterroni rrugen. Ai amanet eshte Kur’ani libri i Allahut!

O njerez!
Adhuroni Allahun xh.sh , falni pese kohet e namazit, agjeroni muajin e ramazanit dhe bindiuni urdherave te mia qe te hyni ne xhennet!

O njerez!
Ruhuni nga teprimi. Teprimi ne fe (teprim ose devijim) ka qene shkaku i shkaterrimit te paraardhesve. Veprimet e haxhit mesojeni prej meje. Sdi nese do te takohemi ketu me ju pas ketij viti! Ata qe ndodhen ketu keto keshilla tua percjellin atyre qe nuk ndodhen ketu. Mund te te ndodh qe ai qe nuk eshte ketu ti kuptojme me mire fjalet e mija se ai qe i degjoi vete!Me pas Muhammedi a.s. tha:O njerez!
Neser do tju pyesin per mua; ckeni per tu thene?

 

Te gjithe shoket (te pranishmit) nje zeri thane:
Deshmojme dhe vertetojme se plotesimin e Pejgamberise tende, detyren te cilen e derguatne vend duke na porositur dhe keshilluar.

Pas kesaj Muhammedi a.s. i pyeti tre here te pranishmit:
A ju shpjegova (kumtova) fene?

Po ashtu nga tre here te pranishmit thane:
Po , e shpjegove!

Me pas Profeti Muhammed a.s. duke ngritur duart nga qielli kerkoj deshmin e Zotit duke thene:
Deshmo o Allahu im! Deshmo o Allahu im! Deshmo o Allahu im!” 
(Muslimi, Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Ahmedi etj)

Me pas Allahu xh.sh. zbriti ajetin Kur’anor te sures El Maide qe thote:

Juve u jane ndaluar te hani; ngordhesira, gjaku, mishi i derrit, ajo qe therret jo ne emerin e Allahut, e furmja, e mbytura, e rrezuarja, e shpuarja (nga briri i tjetres), ajo qe e ka ngrene egersira, pervec asaj qe arrini ta therrni (para se te ngordh), ajo qe eshte therru per idhuj dhe ( u eshte ndaluar) te kerkoni me short fatin. Ky eshte mekat ndaj Allahu. Tashme, ata qe mohuan, humben shpresen per fen tuaj (se do te nderroni), andaj mos i keni frike ata, por Mua te me frikesoheni. Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntine Time, zgjodha per ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (te haje nga te ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos pasur per qellimin mekatin, Allahu fale shume dhe eshte meshirues.” (El Maide, 03)

Pergatiti
Gezim KOPANI 

 

Leave a Reply