Zjarret ne pyjet e Pukes, reagojne komunitet fetare

Situata e zjarreve ne pyjet e Pukes ka bere qe sot ne diten e Fiter Bajramit te reagojne edhe komunitet fetare. Ne foto: Myftiu Gezim Kopani dhe Famullitari Giovanni Fiocchi.  08.8.2013
Situata e zjarreve ne pyjet e Pukes ka bere qe sot ne diten e Fiter Bajramit te reagojne edhe komunitet fetare.
Ne foto: Myftiu Gezim Kopani dhe Famullitari Giovanni Fiocchi.
08.8.2013

Prej ditesh zjarret kan pushtuar malet e Pukes duke djeg keshtu mbi 5 hektar pyje jane perfshire nga zjarret. Nderkoh situata me kritike ndodhet ne malin e Krrabit ku rrezikohen edhe dy ujesjellesit e Pukes dhe te Fush-arrezit.

Situata e renduar e zjarreve ne rrethin e Pukes ka bere qe edhe komunitet fetare te reagojne sot ne diten e Fiter Bajramit . Sot Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani si dhe Famullitari Giovanni Fiocchi bene kete reagim:

Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani nder te tjera tha: “Pyjet por jo vetem pyjet dhe gjitha gjerat qe shikojme qe nuk i dime jane krijesat e Allahut xh.sh dhe ne kete kontekst duke qenese jane krijuar nga Allahu xh.sh askush nuk ka te drejte qe ti djekin dhe ti perdorin ne kete lloj menyre.Ne fene islame thote Profeti Muhammed a.s thote: Kushdo qe ben nje veper te hajrit dhe do i jap nje grad ne xhennet dhe kushdo qe mjell nje fidan nje pem per hir te Zotit qe njerzit te perfitojne nga ajo do kete sevape jo vetem ne kete dynja por edhe ne boten tjeter.Prandaj do i besha thirrja qe te mos i keqperdorim keto miresia qe Allahu xh.sh na ka dhene sepse ne vendet e tjera, tjeret i kerkojne dhe nuk i kan.”

Ndersa Famullitari Giovanni Fiocchi nder te tjera tha: “Zoti na ka dhene kete bote qe ta kultivojme dmth qe ta perdorim per nevojet tona por edhe qe ta ruajme. Ne kete bote me bukurin e natyres ne mund te gjejme gjurmet e zotit, atehere qe shkateron kete bote dhe kete natyre nuk ben nje dam vetem sendeve por edhe njerezve.Eshte nje mekat i madh qe ne nuk mund ta pranojme.”

 

Leave a Reply