Promovohet numri 200 i gazetes “Udha Islame”

Pasditen e xhuma , me 15 nentor 2019 , ne kuader te perkujtimit te 16 nentorit te vitit 1990, Myftinia Shkoder organizioi promovimin e numrit 200 te gazetes “Udha Islame“, ne formen e nje ekspozite me fotot e 200 numerave te kesaj gazete.
Aktivitetin e hapi teologu Arben Halluni , kryeredaktor i pare i gazetes per te vijuar me fjalen e teologut Lavdrim Hamja kryeredaktori aktual i gazetes.
Me pas pershendeti Myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari i cili tha se ne kete dite te madhe te perkujtimit te 16 nentorit te vitit 1990, dite e çlirimit te vertet te vendit nga regjimi komunisto-ateist, gazeta “Udha Islame” eshte nje vlere e madhe me kontribute te shuma qe perhapin rreze drite dhe shprese per shoqerin.
Kujtime te vecante ishin ato te H. Fejzi Zaganjori si nismetar dhe anetar i gupit te punes per botim te kesaj gazete i cili solli ne vemendje veshtirsite dhe seriozitetin e intelektualeve te asaj kohe per botimin e kesaj gazete. Ishte vendosmeria e atij grupi (duke permendur edhe emrat) tha H.Zeganjori qe ne vitin 2002 te dal numri i pare i Udha Islame.
Aktivitetin e pershendeti edhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera tha: “Sapo mesova per promovimin e numrin te 200 te gazetes “Udha Islame” shpreha deshiren per te qene pjese e ketij promovimi. Nese kthemi ne kohe do shikojme nevojen per mesimin e islamit te paster ku disa imam moren nismen duke botuar edhe libra. Dalja e gazetes “Udha Islame” ishte nevoj per Myftinine e Shkodres dhe me gje. Edhe Myftinia Puke ka nevoj per gazeten “Udha Islame” per publikimin e islamit te zones se Pukes. Po ashtu vlersoj nismen per botimin ne form kolane te te gjitha botimeve te gazetes “Udha Islame”. Aktivitetin e pershendeti edhe Myftiu i Malesise se Madhe H.Edmir Smajlaj.

Per aktivitet ne kuader te 16 nentorit 1990 te lirisise se besimit qe zhvillon Myftinia Shkoder mund ti mesoni duke klikuar ketu: http://myftinia-shkoder.org/

2

1 3 4

 

Leave a Reply