Filluan abonimet për vitin 2020
“Drita Islame” dhe “Zani i Naltë”
Të interesuarit mund të paraqiten për abonime pranë myftinisë së qytetit ose xhamisë që gjendet më afër.
Misioni i revistës “Drita islame” është një mision i lartë shoqëror e kombëtar në zgjimin e ndërgjegjes fetare e kombëtare. Ne mendojmë dhe besojmë se, edukimi i njeriut dhe të jetuarit me frymën islame, e bën atë qytetar të denjë për të jetuar në një shoqëri të kohës dhe të aftë për të mbrojtur interesat e kombit.
Pasqyrimi i kulturës, vlerave dhe moralit islam është qëllimi kryesor i revistës. Por ajo vjen për të gjithë lexuesit me një larmishmëri rubrikash si: Kuran, hadith, aktualitet, familja, shëndeti, shoqëria, histori, spiritualitet, shkencë, kuriozitet, kulturë, art, etj.
Revista “Zani i Naltë” përmban artikuj të mirëfilltë shkencorë me trajtime akademike në fushat e shkencave të ndryshme islame, por edhe në fushat e tjera sociale, duke u bërë kështu një trashëguese e denjë e emrit të vet, ashtu siç ishte që në themelimin e vet, në vitin 1923.
Revista “Zani i Naltë”, është tribuna, ku shpalosen njohuritë e personaliteteve akademikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, viset e tjera shqiptare dhe nga bota, në fushën e teologjisë islame, si në legjislacionin islam, fikh, tefsir, hadith, po ashtu edhe në shkencat shoqërore, si sociologji, filozofi, psikologji, histori, etj..
Redaksia e revistave “Drita islame” dhe “Zani i Naltë” mirëpresin të gjitha bashkëpunimet që do të trajtojnë edukimin e ndjenjave fetare, kombëtare, kulturore e shoqërore dhe çdo sugjerim për ta ndërtuar më mirë apo për të përmirësuar cilësinë e tyre.