U zhvillua sot 16 tetor 2019 ceremonia e fillimit te punimeve per rindertimin e xhamise se vjeter te Koder Hanit Puke. Ne ceremoni mori pjese H.Bujar Spahiu Kryetar i Komunitetit Mysliman te Shqiperise, Gezim Kopani Myfti i rrethit Puke, Gjon Gjonaj Kryetar i Bashkise Puke, Giovani Fiocchi Famullitar i Kishes Katolike Puke etj.
Pas hapjes se aktivitetit me kendim te ajeteve Kur’anor nga imam Erjon Laçi ceremonia vijon me fjalen pershendetese te Myftiut te Pukes Gezim Kopani i cili pasi falenderoj prezencen e Kryetarit te KMSH-se Bujar Spahiun dhe protokollit nder te tjera tha: “Falenderimet i takojne vetem Allahut xh.sh i cili na mundesoj qe te bashkohemi sot ketu, ne kete dite te vecante per ndertuar xhamin e vjeter te Koder Hanit e cila eshte nder xhamit me te vjetra te rrethit Puke dhe jo vetem. Per mua eshte nje dite shume e vecante pasi Allahu me ka dhene mundesi qe te jem nje pjese e vogel te vendosjes se themelit te kesaj xhamie shume te rendesishme e historike per fene islame ne rrethin e Pukes dhe jo vetem.”
Ne fund te fjales Myftiu Falenderoj vellezerit mysliman nga Kuvajti te cilet financojne ndertimin e xhamise, Komunitetin Mysliman te Shqiperise dhe Korab Kajen drejtorin e fondacionit Mireseia.
Nderkohe ne fjalen e tij Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise H. Bujar Spahiu pasi falenderoj Myftinine e Pukes per punen e bere si dhe Bashkin e Pukes per bashkepunimin tha: “Xhamite jane vlere e shtuar e qytetit te Pukes. Islami na urdheron ne kryerjen e veprave te hajrit dhe ne duhet te garojme ne kryerjen e veprave te mira. Gjej rastin te fale nderoj popullin e Kuvajtit dhe drejtorin e fondacionit Miresia per financimin e ndertimit te xhamise dhe te gjithe atyre qe mbeshtesin ndertimin e kesaj xhamie.”
Me pas ceremonin e pershendeti Gjon Gjonaj Kryetari i Bashkise Puke, Giovani Fiocchi Famullitar i Kishes Katolike Puke, Korab Kaja drejtor i Fondacionit Miresia, Marash Simoni kryetar i PS-se per Puke, Ferit Ringaj kryetar i PD-se per Puken dhe Perparim Laçi Kryeplak i lagjes Laçaj.
Me pas ceremonia vijoj me vendosjes se gurit te pare te fillimit te punimeve per ndertimin e xhamise se Koder Hanit.
Xhamia e Koder Hanit Puke eshte rreth 400 vjece e vjeter. Sipas disa te dhenave behet fjale per vitin 1523 . Xhamia do ndertohet tek vendi ku ajo ka qene. Ne vitin 2007 Myftinia Puke ka arritur te nxjerr dokumenta te cilat pasqyruan pronen e xhamise e cila tashme ka te çertifikuar 3 dylym toke.
Projekti i xhamise u be nga: Shoqeria Zenit&CO shpk me arkitekt Fejzullah Tarba dhe me sipermarres: Shoqeria Restaurim Gurra-Kaca shpk si dhe drejtues teknik ing.Bajam Tane. Xhamia e Koder Hanit Puke pritet te perfundoj brenda 12 muajve.
Aktiviteti u moderua ne drejtimin e imam Shermando Musteqja
Puke; 16 tetor 2019
Materiali eshte ne perditesim ….