Duaja me rastin e Fiter Bajramit bere nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani
“O Zoti i Gjithesise! O Allahu im !
Ne roberit e tu ne kete dite te bekuar te Fiter Bajramit kerkojme Mirsite e Tua, driten Tende !
O Allah! Per nje muaj per Ty agjeruam, na prano agjerimin tone !
Per Ty u lutem, na prano lutjet tona !
Per Ty beme vepra te mira, na i prano ato
Na prano namazet, sadaket tona !
O Allah ! Na i fal gjynahet dhe gabimet tona !
O Allahu ! Na bej prej njerezve te lumtur, dhe largoje te keqen nga ne !
Na ruaj nga fatkeqsit !
Na ruaj nga termet dhe furtunat !
Na ruaj demet e ujit dhe zjarrit !
Na ruaj Atdheun tone !
Na ruaj besimin tone !
Na ruaj familjen tone !
Na ruaj rinin tone nga veset e liga si alkoli , droga e krimi !
Na lumturo zemrat tona, familjen tone dhe shoqerin tone !
Na bej njerez te drejte !
Na bej besimtare me namaze, agjerime e sadaka !
O Zot ! Te lutemi ne kete dite per me shume miresi, paqe e lumturi dhe mireqenje !
O Zoti yne! Bekoi familjet tona, femijet tane !
O Zoti yne! Ndihmoje ate qe eshte ne veshtiresi !
O Zot! Largoje dhunen dhe s’miren nga zemrat dhe familjet tona !
O Zot na i fal gjynahet dhe na bej prej banoreve te xhennetit !”
Xhamia Puke
Fiter Bajrami
25 qershor 2017