Analiza e punës 2024


Bismilahir Rahmanir Rahim

ANALIZA VJETORE E PUNES SE MYFTINISE PUKER PER VITIN 2024

(Pasqyrim i shkurter)

 

Gjate vitit 2024 Myftinia Puke me mbeshtetjen e KMSH-se , por edhe te fondacioneve dhe shoqatave te ndryshme ka arritur te zhvilloi disa aktivite ne shkall rrethi. Pavarsisht levizjes se madhe te popullsise Myftinia Puke eshte munduar te jete prane besimtareve dhe jo vetme duke ju dhene mbeshtetje shpirterore por edhe mbeshtetje sociale. Me konkretisht:

Aktivitete fetare

Gjate vitit 2024 Myftinia Puke ka arritur te zhvilloi me sukses disa aktivitete fetare. Ne kuader te nates se mire te Israse date, 06 shkurt 2024 u zhvillua ne xhamin e Koder Hanit takim me besimtaret. Pas faljes se namazit te akshamit Myftiu i Pukes Gezim Kopani mbajti nje ligjerate mbi kete nate. Ne kete takim moren pjese burra dhe gra. Ne fund u shpernda disa libra. Ndersa ne kuader te nates se mire te Beraetit Myftinia Puke me date 24 shkurt 2024 zhvilloi nje takim me besimtaret e qytetit te Fushe Arrezit .

Fushe Arrez

Fushe Arrez , 2024

Takime te tjera Myftiu zhvilloi ne: Kabash , Qerret, Dedaj , Rrape , Kryezi , Iballe , Lajthizë, Xathë, Blerim , Trun, Micoj etj. Me poshte mund te shikoni fotografi te bera gjate takimeve.

Qerret
Nga takimi i Myftiut Gezim Kopani ne fshatin Rrape – 2024
Rrape , 2024
Nga takimi i Myftiut Gezim Kopani ne fshatin Micoj , 2024
Takim i Myftiut Gezim Kopani ne fshatin Kryezi , 2024

Myftiu i Pukes Gezim Kopani gjate nje vaizi ne xhamin e fshatit Iballe , 2024
Pas vaizit ne xhamin e fshatit Iballe – 2024
Trun

Lajthize
Xathë


Aktivitet tjeter i zhvilluar gjate vitit 2024 ishte edhe ai ne kuader te ditelindjes se Profetit Muhammed a.s. Me kete rast Myftinia Puke zhvilloi aktivitete dhe takime te ndryshme ku u shpernda Kur’ani i bekuar dhe disa libra te tjere me tematika te ndryshme islame.

 

Ndersa sa i takon ibadeteve ne xhamit sidomos atyre te rendesishmeve,kane vijuar normalisht duke vene ne dukje pjesmarrjen e kenaqeshme pavarsisht emigrimit te madh qe po ndodh. Namazet u kryen nga imam: Fatjet Laçi, Erjon Laçi, Qazim Kopani , Leonard Kopani dhe Myftiu Gezim Kopani . Me poshte mund te shikoni fotografi te bera ne faljet e xhumave, teravive dhe namzit te bajrameve.

Xhamia Koder Hanit Puke , Bajram

Kurban Bajram 16.6.2024

Xhamia Qerret , Puke
Fiter Bajram 10.04.2024

Iballe
Xhamia Iballe , Bajram
Xhamia e fshatit Iballe
Fiter Bajram 10.04.2024

Vemendje te veçante Myftinia Puke i ka kushtuar muajit ramazan duke zhvilluar aktivitete dhe shtrim te iftareve. Edhe kete vit ka vijuar shtrimi i iftarit me rastin e nates se Kadirt nga vete xhemati i xhamise Puke , gje e cila tregon mbeshtetjen e ides qe Myftinia Puke ka pasur , ku vete besimtaret te bashkohen ne kontribute dhe organizime ne mbeshtetje te aktiviteteve islame.
Gjate muajit ramazan Myftinia Puke me mbeshtetjen e KMSH-se organizoi shtrimin e iftarit zyrte per drejtuesit e institucioneve dhe subjekteve te ndryshme qe operojne ne rrethin e Pukes. Ne kete iftar nderoi me pjesmarrjen e tij N/Kryetari i KMSH-se Lauren Luli, Myftiu i Pukes Gezim Kopani , perfaqesuesi i Kishes Katolik Dod Marina , deputeti ne Kuvendin e Shqiperise Greta Bardeli , Lodovik Hasani , perfaqesuesi i deputetit Frok Gjini , Kryetari i Bashkise Fushe Arrez Hil Curri , N/Prefekti i rrethit Puke Gjon Gjoni , N/Kryetari i Bashkise Puke Ferit Ringaj etj. Iftar i veçante ishte ai i shtuar ne qytetin e Fushe Arrezit i cili u mundesua nga presidenti i Ujit Lajthiza Hajri Elezaj te cilit me kete rast Myftiu Gezim Kopani i dorezoi nje çertifikate falenderimi.  Ne respekt te agjeruesve shtroi iftari edhe deputeti i Kuvendit te Shqiperise Lodovik Hasni si dhe bisnesmeni pukjan Agron Xhauri .

Iftari zyrtare shtruar nga Myftinia Puke

Iftari i shtruar nga xhemati i xhamise Puke
Iftar i shtruar nga deputeti Lodovik Hasani

Iftari i shtruar nga presidenti i Ujit Lajthiza Hajri Elezaj

Myftiu Gezim Kopani ne iftarin tradicional te KBI Prizren
Iftari i shtruar nga Agron Xhauri

Iftar ne Iballe

Takime zyrtare

Gjate vitit 2024 Myftiu Gezim Kopani ka zhvilluar disa takime zyrtare . Nder te cilat veçojme viziten e perurimit me rastin e zgjedhjes se kryetari te ri te KBI Prizren Valon Ibrahimi dhe te rizgjedhjes ne krye te KBI Gjakove Valon Myrta. Gjate ketyre vizitave Myftiu shoqerohej nga antari i Keshillit te Myftinise Puke Mustaf Mehaj , Yljan Laçi etj. Myftiu Gezim Kopani ka zhvilluar takim me kreun e KMSH-se H.Bujar Spahi ku vlen te veçohet takimi i zhvilluar ne kuader te planit strategjik 2024-2029. Takime te tjera qe Myftiu ka zhvilluar eshte ai me kreun e Bashkise Puke Rrok Dodaj si dhe me kryetarin e KP-se Islam Hoxha dhe antarin e kryesise se KP-se Emirjon Vathaj.

Vizite e Myftiut Gezim Kopani me rastin e zgjedhjes se kryetarit te KBI Prizren – 2024
Nga vizita e Myftiut Gezim Kopani ne KBI Gjakove – 2024

Myftiu i Pukes Gezim Kopani gjate nje takimi me kreun e Bashkise Puke (9.10.2024)
Vizta e kryetarit te KP nga KMSH ne Myftinin e Pukes
Vizita e kryetari te Sofres Pukjane Tonin Alia ne Myftinin e Pukes
Vizita e perfaqesuesve te Big Market Puke ne Myftinin e Pukes
Vizita e Myftiut Gezim Kopani ne Famullin e Pukes

Si zakonisht me rastin e festes se bajrameve Myftinia Puke organizoi pritjetet zyrtare per festat e bajrameve. Me kete rast percollen urimet e tyre: Deputet ne Kuvendin e Shqiperise, Kryetar Bashkie , drejtues te kishes Katolike Puke , drejtues te subjekteve politike , kulturore etj.


Aktivitete nga Pergjegjesia e Gruas

Zyra e Gruas prane Myftinise ka zhvilluar disa takime me grat dhe vajza. Takimet jane zhvilluar ne Puke , Qerret , Fushe Arrez dhe Iballe duke ndihmuar keshtu aktivitet e Myftinis Puke ne percjelljen e mesimeve islame tek grat dhe vajzat myslimane ne gjithe rrethin e Pukes. Ne saj te ketij angazhimi jane shtuar grat dhe vajzat qe falen dhe agjerojne.

Aktivitete arsimore

Gjate vitit 2024 Myftinia Puke eshte munduar te zhvilloi mesime islame me femijet si dhe aktivitete sociale sidomos gjate muajit ramazan duke shperndare libra dhe dhurata te ndryshme. Ndersa pas fillimit te vitit shkollore u dhuruan disa mjete shkollore dhe veshje per disa femije. Ne vijim mund te shikoni disa fotografi te bera gjate ketyre aktiviteteve.

Puke

Qerret


Aktivitete sociale

Edhe gjate vitit 2024 Myftinia Puke u eshte gjendur prane dhjetra familjeve ne nevoj dhe jetim duke i ndihmuar me: sobe , jorgan , batanije , ushqime, mish kurbani etj. Ne realizimin e mbeshtetjes sociale ndihmuan: Komunitetit Mysliman i Shqiperise dhe Qendra e Mbretit Selam te Arabise Sudite, Fondacioni Miresia, Shoqata Istanbul , Fondacioni Mirenjohja , Xhemal Bexheti , Dijaneti Turk, Udha e Besimtareve , Big Market Puke etj.  Pa dallim mbeshtetja sociale u shpenda ne: Puke , Fushe Arrez, Qerret, Kabash, Dedaj, Rrape, Micoj, Kryezi , Iballe, Flet, Xathe, Kulmri, Blerim, Trun etj. Nga kjo mbeshtetje sociale (ne ushqime) perfituar rreth 900 familje te rrethit Puke. Ne vijim mund te shikoni disa fotografi te bera gjate zhvillimi te aktiviteteve sociale.

Rrape

Kryezi
Projekti social ne mbeshtetje te familjeve ne nevoj – Diemer 2024

Kabash
Puke

Qerret
Fushe Arrez
Dedaj
Trun


Po ashtu ne kuader te festes se Kurban Bajramit , Myftinia Puke me mbeshtetjen e fondacionit Miresia shperndar mish kurbani per dhjetra familje.


Pronat & Investime

   Sa i takon pronave dhe investimeve, vemendjen kryesore gjate vitit 2024 Myftinia Puke i ka kushtuar projektit te rindertimit te xhamise se qytetit Puke dhe ndertimin e rrethimit te xhamise se Koder Hanit dhe objektit te sherbimeve.
Sa i takon punes se bere per rindertimin e xhamise se qytetit Puke , Myftinia Puke bazuar ne Lejen e Zhvillimit te vitit 2023 ku qartesohet se duhet bere hartimi i PDV-se, Myftinia Puke ne bashkerendim me Komunutetin Mysliman te Shqiperise dhe donatorin u angazhuam ne kete drejtim duke bere dokumentat e duhura sa i takon zones strukturore PU_UB_SH2_125/1 dhe pas Akt Perputhshmerise leshuar nga AKPT, Bashkia Puke ne fillim te muajit korrik 2024 miratoi PDV-n e struktures se siper permendur. Ne keto kushte Myftinia Puke me mbeshtetjen e KMSH-se dhe donatorin do vijoje punen per finalizimin perfundimtar te ketij investimi.

Sipas premtimit te presidentit te Eurosig , Insig dhe UBA Bank Kadri Morinia si dhe pas miratimit nga ana e tij te projekteve filloi puna e rrethimit te xhamise Koder Hanit, punimet e te cileve do mbyllen gjate vitit 2025. Ndersa projekti tjeter eshte ne pritje te po ketij donatori per fillimin e punimeve.
Gjate vitit 2024 si pasoj e motit u hasen disa demtime ne objektet e kultit per te cilet u ben nderhyrjet e perkoshme duke riparuar keshtu demet e shkaktura.

Shenim:
Analiza u miratua ne mbledhjen e radhes se Keshilit te Myftinise Puke zhvilluar me date 11 janar 2025

Pergatiten

 

Gezim Kopani
                                                                            (Myfti i Pukes)

 

Ylli Hadroj
                                                                      (Sekretar i Keshillit te Myftinise Puke)