Analiza e punës 2021

MYFTINIA PUKË
ANALIZA VJETORE E PUNËS SË MYFTINISË PUKË PËR VITIN 2021
(PASQYRIM I SHKURTËR)

Gjatë vitit 2021 Myftinia Pukë e mbeshtetur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, fondacione dhe shoqata islame ka mund të realizoje këto aktivitete;

  • Aktivitete fetare

Përveç riteve fetare në xhamit e rrethit Pukë, gjatë vitit 2021 Myftinia Pukë është munduar të zhvilloj bieseda dhe takime të ndryshme islame. Më e spikatura ishte ajo në fshatin TrunNjësisë Administrative Blerim, ku pas 54 vitesh u krye falja e namazit të xhumas. Ritet fetare u drejtuar nga Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili vazhdimisht i ka kushtuar vemendje këtij fshati pasi është ndër fshatrat me të largëta. Në faljen e xhumas moren pjesë burra, gra dhe fëmijë.

Falja e namazit te xhuma ne fshatin Trun (2.7.2021)
Falja e namazit te xhumas ne fshatin Micoj
Pas faljes se xhumas ne fshatin Micoj, Puke

E njëjta veprimtari u organizua në fshtin Micoj ku moren pjesë banorët e fshatit si dhe nxënësit e kursit islam (Mejtep) të qytetit të Fushë Arrëzit. Në dy rastet besimtarët kërkuan ndertimin e xhamive si dhe shtimin e veprimtareve islame. Veprimtarit e tjera të zhvilluar gjatë vitit 2021 janë takimet e zhvulluar nga Zyra e Gruas pranë Myftinisë Pukë e cila  në kuadër të muajit ramazan zhvilloj një takim me grat e qytetit të Fushë Arrëzit. Përveç veprimtarive fetare Zyra e Gruas pranë Myftinisë Pukë ka zhvilluar edhe një eskursion me aktivistet e saj.

Nga takimi me grat aktiviste te qytetit te Pukes
Pas takimi me grat myslimane te qytetit te Fushe Arrezit

Myftinia Pukë ka zhvilluar takime me qëllim promovimin e thirrjes së Ezanit. Një nga këto u zhvillua në xhamin e qytetit Pukë ku Myftiu Gëzim Kopani nxiti xhematin në promovimin e vlerave që ka thirrja e Ezanit dhe detyra e Mueznit. Në kuadër të vlersimit të thirrjes se Ezanit, në muajin korrik 2021 Myftinia Pukë mori pjesë për herë të parë në konkursin e zhvilluar po ashtu për herë nga KMSH në Tiranë. Në kët konkur Puka u pëfaqësua nga Erjon Laçi.

Aktiviteti per rendesin e thirrjes se Ezanit
Perfaqesuesi i Myftinise Puke Erjon Gazmend Laçi gjate momentit te konkurimit te thirrjes se Ezanit ne Tirane
Konkurenti per thirrjen e Ezanit Erjol Laçi sebashku me Nenkryetarin e KMSH Taulant Bica

Gjatë vitit 2021 u zhvilluan ativitete dhe takime sidomos me rastin e Netëve të Mira, të muajit Ramazan si dhe të ditëlindjes së Profetit Muhammed a.s. Veprimtari të tjetëra fetare ishin edhe emsionet e zhvilluar nga Myftinia Pukë në kuadër të muajit ramazan si dhe disa hytbe të publikuara në faqen e Myftinise Pukë dhe në faqen e KMSH-së.

Momente nga regjistrimi i emsioneve ne kuader te muajit ramazan ne xhamin e qytetit te Pukes
Momente nga regjistrimi i emsioneve ne kuader te muajit ramazan ne xhamin e qytetit te fshatit Qerret, Puke
Ne fotografi jane: Gezim Kopani (Myfti i Pukes), Ndoc Marku (Administrstor i njesise Administrative Iballe), Ardit Brahaj (Anetar i Keshillit te xhamise Iballe) dhe Fadil Hyseni (Moderator i emisionit)
Momente nga regjistrimi i emsioneve ne kuader te muajit ramazan ne xhamin e qytetit te Pukes
Momente nga regjistrimi i emsioneve ne kuader te muajit ramazan ne xhamin e qytetit te Pukes
Momente nga regjistrimi i emsioneve ne kuader te muajit ramazan ne xhamin e qytetit te Pukes
Myftiu i Pukes Gezim Kopani (Moment nga mbajtja e hytbes se xhumas ne xhamin e fshatit Iballe)

Siç u përmend në fillim dhe pse me vështirsi për shkak të mungesës së kuadrit fetarë (imam) ritet fetare siç janë falja e namazeve, namazi i xhumas dhe namazi i  Bajrameve janë falur rregullisht. Më poshtë janë paraqitur disa fotografi nga falja e namazeve të ndryshme në xhamit e rrethit Pukë.

Falaj e namazit te teravis ne xhamin e qytetit te Pukes (ramazan 2021)
Falaj e namazit te teravis ne xhamin e qytetit te Pukes (ramazan 2021)
Gjate hutbes se namazit te Fiter Bajramit, 2021
Fiter Bajrami ne xhamin e qytetit te Pukes
Fiter Bajrami ne xhamin e qytetit te Pukes
Fiter Bajrami ne xhamin e qytetit te Pukes
Fiter Bajrami ne xhamin e qytetit te Pukes
Fiter Bajrami ne xhamin e qytetit te Pukes
Falja e Fiter Bajramit ne xhamin e fshatit Qerret, Puke
Falja e Fiter Bajramit ne xhamin e fshatit Qerret, Puke
Falja e Fiter Bajramin ne xhamin e fshatit Iballe, Puke
Falja e Fiter Bajramin ne xhamin e fshatit Iballe, Puke
Pas faljes se Fiter Bajramit ne xhamin e fshatit Iballe, Puke
Kurban Bajrami , xhamia qytet Puke
Kurban Bajrami ne xhamin e fshatit Qerret, Puke
Kurban Bajrami ne xhamin e fshatit Iballe, Puke

Gjatë vitit 2021 Myftinia Pukë bëri të mundur shpërndarjen e 500 kopje të Kur’anit në gjuhen shqipe si dhe disa literatura të tjera islame, përfshirë këtu edhe revisten Zani i Naltë.

Gjate takimit me besimtaret ne fshatin Kabash, Puke
Pas takimit ne fshatin Kabash, Puke. (Fotografi e bere tek xhamia e fshatit Kabash)
Bisede fetare ne xhamin e fshatit Iballe, Puke
Pas bisedes fetare ne xhamin e fshatit Iballe, Puke
Bisede fetare me rastin e ditelindjes se Profetit Muhammed a,s. ne xhamin e qytetit Puke
  • Aktivitete arsimore

Pavarsish vështirsive , Myftinia Pukë mundi të zhvilloj mësimet fetarë me fëmijët. Me qëllim afrimin e tyre  me xhamin Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe të shoqatës Istanbul zhvilloj për herë të parë kampingun verorë në qytetin e Pukës si dhe aktivitete me fëmijët e qytetit Fushë Arrëz. Më poshtë ju paraqesim disa fotografi bërë nga zhvillimi i ketyre aktiviteteve.

Gjate nje ore mesimi ne Mejtepin e Pukes
Myftiu i Pukes Gezim Kopani me nje pjese te nxenesve te Mejtepit Puke
Nxenesit e Mejtepit Fushe Arrez vizite ne Myftinine e Pukes
Nga kampingu me famijet e qytetit te Pukes
Kampingu me femijet dhe nxenesit e Mejtepit Fushe Arrez
Myftiu i Pukes Gezim Kopani me nxenesit e Mejtepit Fushe Arrez ne fshatin Micoj, Puke
Tek shkolla e vjeter e fshatit Micoj, Puke
Tek mulliri i vjeter i fshatit Micoj, Puke

Zhvillimi i këtyre aktiviteteve pati ndikimpozitiv tek fëmijët, prandaj është e domosdoshme zhvillimi i aktiviteteve të tilla, i cili të jetë i përvitshëm dhe jo më pak se dy javorë.

  • Aktivitete sociale

Gjatë vitit 2021 Myftinia Pukë e mbeshtetur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë si dhe disa organizata të ndryshme islame , mundi të zhvilloj disa projekte sociale. Në muajin janar Myftinia Pukë në bashkëpunim me fondacionin “Mirësia” shpërndau disa batanijeve dhe jorgan. Ky projekt u zhvillua në fshatrat; Rrape, Flet, Blerim, Qerret si dhe një pjesë në qytetin e Pukës. Nga ky projekt perfituan 100 familje. Ndërkohë në fshatin Trun dhe Pukë për disa familje u bë shpërndarja e disa sobave nga ku përfituan 5 familje.

Projekt social i zhvilluar ne fshatin Rrape. Ne bashkepunim mes Myftinise Puke dhe fondacionit Miresia
Projekt social i zhvilluar ne fshatin Blerim. Ne bashkepunim mes Myftinise Puke dhe fondacionit Miresia
Projekt social i zhvilluar ne fshatin Blerim. Ne bashkepunim mes Myftinise Puke dhe fondacionit Miresia
Projekt social i zhvilluar ne fshatin Flet. Ne bashkepunim mes Myftinise Puke dhe fondacionit Miresia

Gjatë muajit mars 2021 Myftinia Pukë e mbeshtetur nga emigranti pukjan Sami Xhauri u bë shpërndarja e 20 pakove ushqimore për disa familje në nevoj. Po këtë muaj falë mbështetjes së pukjanit Ymer Pema u ndihmuan me pako ushqimore 15 familje. Ndihme tjetër e shpërndar gjatë këtij muaji ishte ai në fshatin Micoj ku falë mbeshtetjes se shoqatës V.H.K.Istanbul u ndihmuan 15 familjeve të këtij fshati.

Projekt social ne fshatin Micoj, Puke. Projekt i ralizuar ne bashkepunim mes Myftinise Puke dhe shoqates V.H.K.Istanbul
Projekt social ne fshatin Micoj, Puke. Projekt i ralizuar ne bashkepunim mes Myftinise Puke dhe shoqates V.H.K.Istanbul
Mbeshtetja sociale per familjet ne nevoj mundesuar nga Sami Xhauri , Puke

Myftinia Pukë e mbeshtetur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë bëri të mundur realizimin e projektit social zhvilluar në kuadër të muajit ramazan 2021. Nga ky projekt u ndihmuan 100 familje përfshirë jetim, të moshuar etj.

Projekti social i muajit Ramazan. Projekt i realizuar nga mbeshtetja e Komunitetit Mysliman i Shqiperise ne bashkepunim me fondacionin e mbretit Selam te Arabise
Projekti social i muajit Ramazan. Projekt i realizuar nga mbeshtetja e Komunitetit Mysliman i Shqiperise ne bashkepunim me fondacionin e mbretit Selam te Arabise
Projekti social i muajit Ramazan. Projekt i realizuar nga mbeshtetja e Komunitetit Mysliman i Shqiperise ne bashkepunim me fondacionin e mbretit Selam te Arabise

Përveç qytetit të Pukës projekti social i muajit ramazan 2021 u zhvillua edhe në qytetin e Fushë Arrëzi dhe fshatrat e rrethit Pukë.  Më poshtë ju paraqesim fotografit e aktivitetit;

Ne mbeshtetje te familjeve ne nevoj. Ndihma te mundesuar nga Ymer Pema dhe djemt e tij ne Angli
Ne mbeshtetje te familjeve ne nevoj. Ndihma te mundesuar nga Ymer Pema dhe djemt e tij ne Angli
Projekti social i muajit Ramazan ne fshatin Kryezi mundesuar nga shoqata Yardimeli
Projekti social i muajit Ramazan ne fshatin Kryezi mundesuar nga shoqata Yardimeli
Projekti social i muajit ramazan ne qytetin e Fushe Arrezit. Mundesuar nga shoqata Yardimeli
Projekti social i muajit ramazan ne fshatin Rrape. Mundesuar nga banka UBA
Projekti social i muajit ramazan ne fshatin Qerret, Puke. Mundesuar nga shoqata V.H.K.Istanbul
Projekti social i muajit ramazan ne fshatin Xathe, Puke. Mundesuar nga shoqata Miresia
Projekti social i muajit ramazan ne fshatin Trun,Puke. Mundesuar nga shoqata Miresia

Projekti social që u zhvilluar gjatë muajit ramazan u mundësua falë mbështetjes së: KMSH dhe Qendra e Mbretit Selam, Shoqata Istanbul, Fondacioni Mirësia, Shoqata Yardim Eli dhe UBA Bank.
Myftinia Pukë në bashkëpunim me shoqaten V.H.K.Istanbul gjatë gjithë vitit zhvillon projektin social mujor për disa familje në nevoj.

Ne fshatin Blerim, Puke. Projekt social mujor i mundesuar nga shoqata V.H.K.Istanbul
Ne fshatin Blerim, Puke. Projekt social mujor i mundesuar nga shoqata V.H.K.Istanbul
Projekt social mujor per disa familje ne nevoj, mundesuar nga shoqata V.H.K.Istanbul

Projekt tjetër social që Myftinia Pukë realizoj në fund të vitit 2021 ishte ai i dimrit i cili u mbeshtet nga shoqata V.H.K.Istabul dhe shoqata Mirënjohja. Në këtë projekt u shpërnda ushqime, batanije soba.

Projekti social i dimrit per familjet ne nevoj. Mundesuar ne bashkepunim mes Myftinise Puke dhe shoqates V.H.K.Istanbul
Projekti social i dimrit per familjet ne nevoj. Ne bashkepunim mes Myftinise Puke dhe shoqates V.H.K.Istanbul
Projekti social i dimrit per familjet ne nevoj. Ne bashkepunim mes Myftinise Puke dhe shoqates V.H.K.Istanbul
Projekti social i dimrit per familjet ne nevoj. Ne bashkepunim mes Myftinise Puke dhe shoqates Mirenjohja
Projekti social i dimrit per familjet ne nevoj. Ne bashkepunim mes Myftinise Puke dhe shoqates Mirenjohja
Projekti social i dimrit per familjet ne nevoj. Ne bashkepunim mes Myftinise Puke dhe shoqates Mirenjohja

Në kuadër të festës së kurban Bajramit , Myftinia Pukë në bashkëpunim me shoqatën V.H.K.Istanbul dhe të Fondacionit Mirësia bëri të mundur shpërndarjen e mishit të kurbanit . Më poshtë janë paraqitur momente nga shpërndarja e mishit të kurbanit.

Shperndarja e mishit te kurbanit ne fshatin Qerret, Puke. Projekt i ralizuar ne bashkepunim me shoqates V.H.K.Istanbul
Shperndarja e mishit te kurbanit ne fshatin Qerret, Puke. Projekt i ralizuar ne bashkepunim me shoqates V.H.K.Istanbul
Shperndarja e mishit te kurbanit ne qytetin Pukes. Projekt i ralizuar ne bashkepunim me fondacioni Miresia
Shperndarja e mishit te kurbanit ne fshatin Xathe. Projekt i ralizuar ne bashkepunim me fondacioni Miresia
Shperndarja e mishit te kurbanit ne fshatin Trun. Projekt i ralizuar ne bashkepunim me fondacioni Miresia

Mishi i kurbanit u shpërnda në Pukë, në fshatin Qerret, Xathë dhe fshatin Trun. Nga ky projekt social përfituan 200 familje.
Për gjatë vitit 2021 Myftinia Pukë e mbeshtetur nga KMSh dhe organizatat e tjera islame në Shqipëri dhe jasht saj, si dhe nga mbeshetja e disa individete mundi të shpërndaj 769 pako me ushqime dhe jo vetem. Për më shumë paraqesim tabelen e mëposhtme:

Plus ndihmës mujore për 20 familje , 12×20=240 pako ushqimore. Pra 529+240=769 pako. Ndërsa mish kurbani u shpërndan 200 qese mishi, ku një qese kishte jo më pak se 5 kg mish.

  • Aktivitete të tjera

Ashtu sikurse vitet e tjera, dhe gjatë vitit 2021 Myftinia Pukë i ka kushtuar vëmendje pronave vakuf të Myftinisë Pukë. Në këtë kuadër me datë 17.03.2021 u bë regjistrimi i tokës së xhamsë në qytetin Pukës me një sipërfaqe prej; 1862.4 m2 truall dhe 237 m2 ndërtesë. Po ashtu gjatë vitit Myftinia Pukë është përpjekur për gjetjen e mundësisë për ndërtimin e xhamisë në disa fshatra të rrethit Pukë. Gjatë vitit 2021 Myftiu i Pukës Gëzim Kopani ka marr pjesë në trajnimet dhe mbledhjet e zhvilluara nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Po ashtu Myftiu Gëzim Kopani i është përgjigjur të gjitha ftesave të ardhura pranë Myftinisë Pukë, ku ndër to veçojme pjesmarrjen në inagurimin e kishës Katolike në qytetin e Pukës dhe disa aktivitete të tjera.

Kjo analizë u përgatit nga; Myftiu i Pukës Gëzim Kopani dhe
Sekretari i Këshillit të Myftinisë Pukë Ylli Hadroj.

Shënim: Me datë 23 janar 2022 në mbledhjen e radhës Këshilli i Myftinisë Pukë miratoj “Analizen vjetore të punës së Myftinisë Pukë për vitin 2021.”

Per me shum kliko linkun; http://myftiniapuke.org/keshilli-i-myftinise-puke-zhvillon-mbledhjen-e-radhes-5/