ANALIZA E PUNËS PËR VITIN 2015
(Pasqyrim i shkurter)
Miratuar nga Këshilli i Myftinisë Pukë, Janar 2016
Bismilahir Rahmanir Rahim
Në emer të Allahut Mishëruesit, Mëshirëbërësit!
Gjatë vitit 2015 Myftinia e rrethit Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si dhe të shoqatava të ndryshme islame ka zhvilluar këtë veprimtari;
-ASPEKTI FETARË
Gjatë vitit 2015 Myftinia Pukë ka organizuar disa aktivitete fetare të përqendruara kryesisht në dy qytetet Pukë dhe Fushë Arrëz. Me datë; 24.01.2015 u zhvillua një takim me gratë në qytetin e Pukës. Ky takim u organizua në bashkëpunim me Zyre e Gruas pranë KMSH-së. Në takim mori pjesë Myftiu Gëzim Kopani si dhe Përfaqsuesia e Zyrës së Gruas pranë KMSH-së Fatma Karaj.Takimi u ndoq me shumë interesë nga gratë pjesmarrësve.
(Gjatë aktivitetit në xhamin e Pukës)
Një tjeter aktivitet ishte ai me datë; 07.02.2015 me gratë e qytetit të Fushë Arrëzit. Në takim mori pjesë Myftiu Gëzim Kopani, Anëtari i Këshillit të Myftinisë Basri Selimaj. Ky ishte takimi i parë i këtij lloji organizuar në këtë qytet. Ndërkohe gratë pjesmarrëse kërkuan që aktivitete të tilla të jenë edhe me të shpeshta.
(Gjatë aktivitetit në Fushë Arrëz)
Aktivitet madhështorë ishte ai i organizuar me datë 01.03.2015 në kuadër të Mevludit në qytetin e Fushë Arrëzit. Në takim moren pjese mbi 250 besimtarë gjë e cila tregon për interesimin në rritje te besimtarëve të këtij qyteti.
(Fotografi të bëra gjatë aktivitetit të Mevludit në qytetin e Fushë Arrëzit)
Ky aktivitet zhvillohet për herë të dytë në qytetin e Fushë Arrëzit falë mbeshtetjes së dhënë nga Shoqata V.H.K.Istanbul Medreseja H.Sh.Shamia Shkodër dega e Djemve. Takimin e përshendeti Myftiu i rrethit Pukë Gëzim Kopani, Drejtori i Medresesë H.Sh.Shamia Shkodër Kujtim Dërvishi, N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj etj.
Aktivitet madhështor ishte ai me titull “Përjetësisht me Ty” i zhvilluar në Pallatin e Kulturës Pukë me datë 28.03.2015. Ky aktivit u organizua nga Myftinia e rrethit Pukë me mbeshtetjen e shoqates Istanbul nëpermjet Medresesë H.Sh.Shamia dega e vajzave Shkodër. Edhe ky aktivitet u zhvillua në kuadër të “Mevludit”.
Aktivitetin e përshëndeti Myftiun i Pukës Gëzim Kopani, Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së njëherazi Myfti i Tiranës Ylli Gurra, përfaqsuesi i shoqatës Istanbul njëherazi drejtor i Medresesë H.Sh.Shamia Shkodër Kujtim Dërvishi si dhe N/Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Ferit Ringaj.
Në këtë aktivitet moren pjesë drejtues te institucioneve të ndryshme vendore te rrethit Pukë, Atasheu për Çeshtjet Fetare pranë Ambasades Turke Tirane Shaban Ishlek, kryetari i shoqatës Istanbul Ridvan Seferaj, Përfaqsues të Kishës Katolike Pukë si dhe shumë përsonalitete të tjera. Aktivitet tjerter ishte ai i datës; 18.04.2015 zhvilluar me besimtarët mysliman në fshatin Xathë.
“Profeti Muhamed a.s. dhe Netët e Mëdha” ishte seminari i zhvilluar me datë;19.04.2015 në qytetin e Pukës. Ky aktivitet u organizua nga Myftinia e rrethit Pukë me mbeshtetjen e Zyrës për Çeshtjet Fetare pranë Ambasadës Turke Tiranë. Aktivitetin e përshendeti Myftiu Gëzim Kopani, Kreu i Zyrës Për Çeshtjet Fetarë pranë Ambasadës Turke Shaban Ishlek, Përfaqsuesi i Ambasadorit te Ambasadës Turke Hysejin Erben etj.
Në kuadër të Netëve të “Mira” me datë;24.04.2015 Myftinia e rrethit Pukë zhvilloi një takim në Rrape. Në aktivitet mori pjesë Myftiu Gëzim Kopani dhe Anëtari i Këshillit të Myftinisë Pukë Besnik Lluka.
Me datë 23 maj 2015 Myftinia e rrethit Pukë organizoi seminarin me titull: “Vlerat Kulturore nën Ndriçimin e Dijes Islame”. Gjatë këtij aktiviteti u dorzua titulli “Qytetar Nderi” pas vdekjes nga Komuna Qerret imam Qazim Nushi.
Ndërkohë gjatë këtij seminari nga Kryetari i Këshillit të Bashkisë Pukë u dorzua titulli “Mirënjohja e Qytetit” akorduar nga ky Këshillë pas propozimit të Myftinisë së rrethit Pukë.Aktiviteti u përshëndet nga Myftiu Gëzim Kopani, vajza e imam Qazim Nushit, Nexhmije Meçi, kryetari i shoqatës Istanbul Ridvan Seferaj etj.
Një tjetër aktivitet i zhvilluar në kuadër të muajve Rexhep ishte ai datës; 30.5.2015 në Hadroj të Rrapës. Aktiviteti u organize nga Myftinia Pukë nëpërmjet përfaqsuesit të saj Besnik Lluka.Në kuadër të natës së madhe “Beraet” Myftinia e rrethit Pukë me datë 30.5.2015 organizoi një takim me gratë në xhamin e qyetit të Pukës.
Takimi tjeter në këtë kuadër, ishte ai i dates; 12.06.2015 zhvilluar në fshatin Qerret,me datë; 13.06.2015 në xhamin e fshatit Iballe. Takim tjeter i zhvilluar ishte ai në Flet, datë;25.6.2015.
Në kuadër të muajit Ramazan janë zhvilluar takime edhe në Blerimit(Sakat),Trun. Me datë 04.7.2015 u zhvillua takim me besimtarët e Blerimit (Sakat) dhe Trun.
Po ashtu përgjatë muajit Ramazan janë zhvilluar takime në Rrape,Fushë Arrëz etj. Kështu me datë: 07.7.2015 u zhvillua një bisedë fetare me besimtarët e fshatrave: Rrape,Rrypë,Hadroj e Rrap. Në të njeten datë u zhvillua takim në Kryezi dhe Fushë Arrëz.
Mbreslënës ishte aktiviteti i organizuar me datë;30.8.2015 me nxënësit e kursëve të bësimit islam të qendrës së Shoqatës Bashkësia Kultura Islame Pukë në fshatin Kryezi. Në këtë aktivitet-eskursion moren pjesë mbi 90 nxënës. Ky aktivitët u organizua nga Myftinia Pukë me mbeshtetjen e shoqatës Bashkësia Kultura Islamë Pukë.
Takime frytëdhënëse ishte aktiviteti “Këshilla Islame”. Kështu me datë; 15.11.2015 u zhvillua biseda “Këshilla Islame” në xhamin e re Pukë. Në këtë takim mbajti legjeratë Myftiu Gëzim Kopani. Aktiviteti i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me titull: “Bukuritë e Bësimit” u zhvillua edhe në xhamin e Pukës. Ky aktivitet u zhvillua me datë; 27.11.2015 pas namazit të akshamit. Ku mbajten ligjeratë N/Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, kryevaizi Lauren Luli dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani.
Takim me vlerë ishte ai i zhvilluar me datë; 20.12.2015 në qytetin e Fushë Arrëzit me gratë e këtij qyteti.Aktivitet tjeter ishte eskursioni i nxënësve të Fushë Arrëzit zhvillu me dt.30.11.2015
Edhe gjatë këtij viti janë mirë organizuar faljet e dy Bajrameve në Pukë. Edhe këtë vit është vënë re shtim i xhematit në këto dy namaze.
-ASPEKTI SOCIAL
Përgjatë vitit 2015 Myftinia e rrethit Pukë u ka ardhur në ndihme me ushqime rreth 694 familje. Kështu me datë; 15.03.2015 Myftinia Pukë u erdh në ndihmë me pako ushqimore rreth 30 familjeve në nevojë në Fushë Arrez. Pakot u siguruan nga shoqata Istanbul.
Me 16.04.2015 u ndihmuan rreth 33 familje në fshatin Xathë. Ndërsa më datë;30.05.2015 u ndihmuan rreth 100 familje në qytetin e Pukës pjesë përfituese ishin familjet në nevoj, jetim etj.Po ashtu me datë 24.04.2015 Myftinia Pukë u erdh në ndihmë rreth 30 familje në fshatin Rrape.
Pakot ushqimore u mundësuan nga Zyra Për Pakot ushqimore u mundësuan nga Zyra Për Çeshtjet Fetare pranë Ambasadës Turke.Me datë; 13.06.2015 Myftinia Pukë shpërndau disa pako ushqimore për familjet myslimane në fshatin Iballe nga ku përfituan 25 familje.
Po ashtu me datë;30.05.2015 Myftinia Pukë shpërndau edhe disa pako për fshatin Rrap dhe Hadroj të Rrapës.Ndihma të tjera ishin ato të mundësuara në kuadër të muajit Ramazan me datë 21.06.2015 nga Ambasada e Kuvajtit,Tirane. Në shpërndarjen e pakove mori pjesë Atasheu Faisal al Baker.
Pako te tjera ushqimore ishin ato të shpërndara në fshati Flet nga ku përfituan rreth familje. Edhe këto pako ishin të mundësuara nga Ambasada e Kuvajtit. Ndihmë tjetër e shpërndar ishte ajo e dhënë në fshatin Blërim nga ku përfituan rreth famije. Pakot u mundësuan nga Fondacioni “Mirësia”.
Jasht ndihmave të shpërndara në kuadër të muajit Ramazan nuk ka ngel as fshati Trun. Kështu me datë; 04.07.2015 Myftinia Pukë shpërndau rreth 17 pako ushqimore ne fshatin Trun. Pakot u mundësuan nga fondacioni “Mirësia” Tiranë.
Ndihma të tjera të shpërndara në kuadër të muajit Ramazan ishin ato në qytetin e Pukës, dhe në Rrape nga ku përfituan rreth 80 familje. Pakot u mundësuan nga shoqata Istanbul.
Pas shumë kërkesave për ndihmë nga disa familje myslimane në rrethin e Pukës, Myftinia e rrethit Pukë filloi një fushate solidariteti për tju ardhur në ndihmë. Kështu thirrjes për ndihmë u përgjigjen individe dhe shoqata.
Me datë 14.9.2015 u erdhem në ndihmë 4 familjeve të varfra në fshatin Trun i Poshtëm si dhe një familje në fshatin Flet. Po ashtu në ndihmë u erdhem tre familjeve në Pukë dhe një familje në fshatin Qerret si dhe dy familje në fshatin Iballe. Ndihmë moren edhe familjet që jetojnë tek “kampi i Kosovarëve” Këto familje u ndihmuan me soba të reja, kërvatë, divana, dyshek, jorgana etj. Po ashtu rreth 30 familje të tjera u ndihmuan duke u shpërndarë rroba të ndryshme.
Këto ndihma u mundësuan nga AIITC, Shqipëri, Asllan Babaj, xhematë nga Xhamiat e Shkodrës dhe nipi i imam Sadik Prishtina , Enver Luma.
Në kuadër të festës së kurban Bajramit, Myftinia e rrethit Pukë falë mbeshtetjes së ndonatorëve të ndryshm si: Shoqata Istanbul & Deniz Fenderi, Shoqata “Perpjekja” Sait Fishta, Myftinia Prizren, Fondacioni “Miresia” Tiranë, Ambasada e Kuvajtit Tirane, shoqata Bashkesia Kultura Islame Pukë etj u mundësua shpërndarja e mishit të kurbanit në gjithë rrethin e Pukës.
Për organizimin e shpërndarjes kan qenë ngritur mbi 15 grupe pune të cilat ishin edhe pjese e komisionit të shpërndarjeve dhe të organizimit. Ky ishte viti i parë që në rrethin e Pukës shpërndahet një sasi mishi për mbi 1000 familje të varfra. Përveç familjeve myslimane përfituan nga mirësia e mishit të kurbanit edhe familje të tjera.
I gjithë mishi i kurbanit është kontrolluar nga veterinar dhe specialistet e fushes dhe për çdo kurban të shpërndarë është bërë edhe vulosja e garancisë së ushqimit.
Gjatë vitit 2015 Myftinia e rrethit Pukë i është gjendur pranë me ushqime rreth 697 familje ne nevoje.
Pasqyra mbi numrin e familjeve të ndihmuara me pako ushqimore gjatë vitit 2015
Nr | Vendi i shpërndarjes | Përfitues Pako | Dhuruesit |
1 | Pukë | 168 | Diyaneti Turk &Shoqata.Istanbul |
2 | Kryezi | 28 | Fondacioni Mirësia |
3 | Trun | 17 | Shoq.BKI Pukë, |
4 | Rrape | 29 | Myftinia Pukë |
5 | Fushë Arrëz | 30 | Shoqata.Istanbul |
6 | Pukë,Iballe,Qerret,Flet,Trun | 45 | AIITC,Enver Luma |
7 | Pukë,Xathë etj | 100 | Asllan Babaj, |
8 | Pukë,Blerim | 50 | Xhemat Shkoder, AIITC |
9 | Pukë,Flet,Qerret | 70 | Ambasada e Kuvajtit |
10 | Iballe | 25 | Myftinia Pukë |
11 | Ndihma mujore për 11 familje | 132 | Shoqa.Istanbul |
Totali: | 694 | Familje |
Mishi i kurbanit i shpërndarë në rrethin e Pukës ka qenë i çertifikuar nga Veterinarë, si dhe me Çertifikatë Shëndetësore e Veterinare nga sektoret e Ministrise se Bujqësise,Ushqimit dhe Mbrotjes se Konsumatorit.
Shpërndarja e mishit të kurbanit u mundësua nga grupet e punës të ngritura nga Myftinia. Pjese e grupit të punës si dhe në rolin e komisionerit ishtin të përfshirë edhe Anëtarët e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë.
Pasqyra mbi numrin e familjeve të cilave u është dhuruar “Mish Kurbani,2015”
Nr | Vendi i shpërndarjes | Përfitues (pako) | Dhuruesit |
1 | Pukë | 450 | Shoq.Istanbul,Deniz Feneri |
2 | Fushë Arrëz | 275 | Sait Fishta |
3 | Qerret | 75 | Shoq,Istanbul, Shoqa,BKI Pukë, |
4 | Dedaj | 13 | E.Baci, Fondacioni Mirësia |
5 | Kabash | 43 | Ambasada e Kuvajtit |
6 | Rrape(Rryp,Hadroj,Rrap) | 33 | Shoqta V.H.K Istanbul |
7 | Micoj | 17 | Ambasada e Kuvajtit |
8 | Iballe | 26 | Shoqata Përpjekja |
9 | Flet | 25 | Myftinia Prizren |
10 | Xathë | 26 | Myftinia Prizren |
11 | Blerim (Sakat) | 16 | Shoqata V.H.K Istanbul |
12 | Trun | 17 | Sait Fishta |
Totali | 1016 (pako mish kubani) | Familje |
-ASPEKTI ZYRTAR
Në muajin janar 2015 u zhvillua mbledhja e pare e Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë ku u miratua Analiza e Punës Për Vitin 2014 si dhe Plani i Punës Për Vitin 2015.
Më 28.03.2015 Myftiu i Pukës Gëzim Kopani priti në një vizitë zyrtare Kryetarin e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë njëherazi edhe Myftiu i Tiranës Ylli Gurra.Donatorin e Xhamisë Qerret Sait Fishta etj.Po në të njëten datë Myftiu Gëzim Kopani priti në një takim Atasheun për Çeshtjet Fetare pranë Ambasadës Turke Tiranë Shaban Ishlek.
Më 21 prill 2015 Myftiu Gëzim Kopani i shoqeruar nga disa anëtarë të Këshillit të Myftinisë Pukë zhvilluan një vizitë në Myftininë e Prizrenit nga ku u priten nga Myftiu Lufti Ballëk.
Më 2 qershor 2015 Myftininë e rrethit Pukë e vizitoi N/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqiperisë Bujar Spahiu, dhe Kancelarti i KMSH-së Ylli Cikalleshi.Me datë 21.06.2015 Myftininë e rrethit të Pukës e vizitoi Atasheun e Ambasadës së Kuvajtit Faisal Al Baker.
Në kuadër të fëstës së Fiter Bajramit Myftinit & Kuban Bajramit Myftinia e rrethit Pukë organizoi familjen e dy namazeve si dhe pritjet zyrtarë për institucionet dhe organizatave të ndryshmë shoqërore në rrethin e Pukës.
Më 29 korrik 2015 Myftininë e rrethit të Pukës e vizitoi kryetari i Fondacionit “Mirësia” Tiranë Korab Kaja. Ky fondacion përveç projekteve sociale gjatë muajit Ramazan dhe të festës së Kurban Bajramit prej 3 vitesh mbeshtet jetimet e rrethit të Pukës. Me këtë rast Myftiu Gëzim Kopani në emer të Myftinisë së rrethit Pukë i dorzoi një falenderim për ndihmen e dhënë jo vetem Myftinisë por edhe shumë familjeve në nevojë.
Pas zgjedhjeve të Anëtarëve të Këshillave të Xhamiave në rrethin e Pukës me datë 08.08.2015 u bë konsituimi i Anëtarëve të ri të Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë.
Me datë; 17.8.2015 Myftiu Gëzim Kopani i shoqeruar nga disa anëtarë të Këshillit të Myftinis së rrethit Pukë zhvilloi një vizitë zyrtare në Bashkin e Pukës ku uroi kryetarin e ri të Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj për detyren e re.
Po të njeten vizitë Myftiu Gëzim Kopani zhvilloi me datë;11.09.2015 në Bashkinë e Fushë Arrëzit ku uroi kryetarin e ri të kësaj Bashkie Fran Tuci për detyren e re.
Me datë; 25.09.2015 Myftininë e rrethit Pukë e vizituan përfaqsues të shoqatës “Deniz Feneri” nga Turqia.
-ASPEKTE TË TJERA
Me propozimin e Myftinisë së rrethit Pukë është bërë e mundur dhenia e titullit “Qytetar Nderi” pas vdekjes imam Qazim Nushi nga Komuna Qerret,Pukë. Në këtë kuadër më datë;23 maj 2015 Myftinia e rrethit Pukë zhvilloi seminarin me titull: “Vlerat Kulturore nën ndriçimin dijes Islame” ku u bë dorzimi i titullit familjarëve të imam Qazim Nushi. Për kontributin e dhënë në rrethin e Pukës dhe me propozimin e Myftinisë Pukë Këshilli i Bashkisë Pukë i akordoi titullin “Mirënjohja e qytetit” Shoqatës Istanbul.
Më datë 29 maj 2015 xhemati i Xhamisë së Re Pukë dhe jo vetem u detyruan të mbrojnë me protest tentativen e një qytetari i cili me pa të drejte tentoi të mbyllë rrugen e xhamisë Pukë. Ndërkoh çeshtja i kaloi organeve kopetente. Në lidhje me token e xhamisë Myftinia Pukë ,
Myftinia e rrethit Pukë ka bërë të gjitha përpjekjet për rrëgullimin e dokumentet e duhura në lidhje me sipërfaqen e tokës si dhe të xhamisë së re Pukë. Edhe këtë vit Myftinia Pukë ka bërë aplikimin tek ALUIZNI sipas udhëzimeve të KMSH-së për legalizimin e xhamisë së re Pukë.
Gjatë vitit 2015 janë bërë dy emrime në postin si Myezin dhe N/Ndihmes imam në Xhaminë e Iballës si dhe një përson tjeter i cili do mbuloje aktivitet fetare në Fushë Arrëz dhe Kryezi. Po ashtu për shkak të lënjes së punës nga imami i xhamisë Pukë janë bërë dy emrime të komanduar në Xhaminë e re Pukë.Myftinia e rrethit Pukë gjatë vitit 2015 ka bërë regjistrimin e numrit të besimtarëve në fshatrat: Rrape, Flet ,Xathë.Për ritjen e aktiviteteve islame në rrethin e Pukës Myftinia e rrethit Pukë ka perpiluar projek ide zhvillimore duke ndertuar qendra të reja si dhe xhami.
Në këtë kuadër Myftinia e rrethit Pukë ka kërkuar “Pelqimin” e Bashkisë Pukë për ndërtimin godinës së Myftinisë së rrethit Pukë pranë Xhamisë së re Pukë. Po ashtu janë marr “Pelqime” edhe per 1.Rindertimin e Xhamisë Kodër Hanit, Dhomë Muze, si dhe të një “Han Restorant” në Kodër Hani. 2. Ndërtimin e një xhamie në Rrapë si dhe rindërtimin e Xhamisë së fshatit Kabash.
Ndërkoh punimet në xhamin e fshatit Qerret ka vijuar edhe gjatë këtij viti. Tashmë ka përfunduar ndërtimi i xhamisë ndërkoh kan ngelur punimet si; vendosja e dritareve,dyerve
Mimberi, ndriçimi etj.
-Aspekti financiar
Te dhenat financiare jane te pasqyruara ne “librin e finances” dhe informacioni mbi kete i perkasin vetem KMSH-se dhe Keshillit te Myftinise se rrethit Puke.
Përgatiten
Myftiu
Gëzim Kopani
Sekretari i Këshillit të Myftinisë Pukë
Afrim Laçi