Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvillon takim me prinderit e nxenesve te Mejtepit Rrape dhe F.Arrez

Myftiu i Pukes Gezim Kopani ne kuader te zhvillimit te arsimit islame ne rrethin e Pukes si dhe ne kuader te neteve te mira zhvilloj nje takim me prinderit e nxenesve te Mejtepit Rrape dhe Fushe Arrez.

Gjate takimit Myftiu Gezim Kopani pasi foli mbi vleren e nates se mire Isra dhe miraxh (e cila do jete me 13 prill 2018) tha: “... Myftinia Puke prej disa vitesh po i kushton  vemendje te vecante arsimit islam si dhe ringritjen e xhamiave ne rrethin e Pukes. Arsimi i rinis tone me kultures dhe ndjenjen islame dhe jo vetem eshte nder gjerat me te rendesishme, prandaj besoj shume se rinia islame ne rrethin e Pukes me mbeshtetjen e prinderve dhe familjareve te tyre do rritet, ashtu sic eshte rritur keto tre vitet e fundit. Myftinia Puke edhe pse nuk i ka mundesit vazhdon te hap Mejtepet ne Puke, ku pervec Mejtepit te Pukes dhe Fushe Arrezit qe mbeshteten nga Shoqata V.H.K.Istanbul, Myftinia Puke vazhdon mesimin ne Qerret, Rrape dhe Iballe. Deshira e jone eshte qe te hapim edhe Mejtepe verore qoft kjo edhe pak nxenes si p.sh ne fshatin Kabash, Kryezi, Flet, Xathe, Trun etj.”tha nder te tjera Myftiu i Pukes Gezim Kopani

Aktualisht ne Mejtepet e Pukes marrin mesim rregullisht mbi 150 nxenes.

Puke; 8.04.2018

20180408_103650 20180408_105720 20180408_114058 20180408_114206

Leave a Reply

Njoftim per marrjen e Lejes se Zhvillimit per rindertimin e xhamise se Koder Hanit

Myftinia Puke njofton besimtaret se dje me vendim nr.18 date; 04.12.2018, eshte marr “Leja e Zhvillimit” nga Bashkia Puke per rindertimin e xhamis se vjeter te Koder Hanit. Sipas maveshjes me KMSH, xhamia sponsorizohet dhe ndertohet nga Fondacioni Miresia. Me lejen e Zotit, ne pak kohe ose dite , ne vartesi te ecjes se proceduarave […]