Zhvillohet ne xhamin e Pukes namazi me nxenesve te kursve islame

Me organizimin e Myftinise Puke dhe me mbeshtetjen e shoqates Istanbul u zhvillua sot ne xhamin e qytetit te Pukes falja e namazit te drekes ne xhamin e ketij qyteti.20171014_111324

Ne fillim u be prezantimi i nxenesve me te ri te kursit qe Myftinia Puke ka hapur ne fshatin Rrape duke ju uruar mireseardhjen per te vazhduar me pas me nje fjale pershendetese te Myftiut te Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera tha:

Prej vitesh me kenaqesi kam organizuar hapjen e kurseve te Kur’anit ne rrethin e Pukes. Por ky vit eshte me i bukur ne aspektin arsimor islame per rrethin e Pukes pasi kemi edhe nje kurs tjeter te ri dhe ai eshte kursi i Kur’anit ne fshatin Rrape ku aktualisht marrin mesim mbi 20 femije. Ishte deshira e madhe qe te realizojme kete takim i cili ne thelb eshte praktikimi i mesimeve. Gjej rastin te falenderoj per bashkepunimin shoqaten Istanbul e cila mbeshtet dy kurse te rendesishme ate te Pukes dhe te Fushe Arrezit si dhe kurset qe organizon vete Myftinia Pukees ne fshatin Qerret, Iballe dhe sefundemi te fshatit Rrape. Jemi duke punuar me bashkepuntoret tane per hapjen e kurseve te tjera ne rrethin e Pukes qoft edhe ne numer te vogel te femijeve. Allahu Ju ruajt ju , prinderit tuaj qe ju kan besuar neve dhe Allahu i shtofte nxenesit e islamit ne vendin tone.” tha nder te tjera Myftiu i Pukes Gezim Kopani.

Me pas aktiviteti ishte i organuzuar ne forme zbavitje dhe praktikimi te mesimeve islame te marra ne kurset e Kur’anit perkatesisht ate te Pukes, Qerretit, Rrape dhe te Fushe Arrezit.

Ne kete aktivitet moren pjese rreth 150 nxenes. Ky eshte sezoni i dyte i aktiviteteve te ketij formati zhvilluar mes nxenesve te kurseve , i pare u zhvillua ne vitin 2016 duke shpresuar ne vijimin e kesaj tradite.

Date; 14 tetor 2017

20171014_11132420171014_114224 20171014_114339 20171014_121052 20171014_124351

Leave a Reply