Myftinia Puke zhvillon simpoziumin “Mesazhe Profetike”

Ne kuader te neteve te “Mira” Myftinia Puke zhvilloi ne qytetin e Pukes simpoziumin “Mesazhe Profetike.”

Aktiviteti u hap me hymnin Kombetare per te vijuar me disa verste Kur’anore dhe me pas me nje dokumentare kushtuar vlerave profetike te Profetit Muhammed a.s. Ne aktivitet mori pjese N/Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Gazmend Aga , Myftiu i Pukes Gezim Kopani , N/Kryetari i Bashkise Fushe Arrez Ndue Doda , Drejtori i Arsimit ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise Oltion Kola si dhe intelektual e besimtare te qytetit te Pukes.

Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani tha: “Ky aktivitet zhvillohet ne kuader te neteve te Mira, te cilat vine para muajit Ramazan. Keto net te Mira jane nje mundesi qe myslimanet te pergatiten per pritjen e muajit Ramazan me ibadete dhe pune te mira. Dua te shfrytezoj kete takim per te rikujtuar se viti 2017 eshte vit i vecante per myslimanet e qytetit te Pukes pasi eshte 470 vjetori i themelimit te qytezes se Koder Hanit njekohesisht dhe te xhamise se vjeter te Koder Hanit. Preferoj te rezervohem pak por kam besim qe ne kete vit Myftinia Puke me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe te donatoreve te realizojme projekte domethenese per besimtaret mysliman te ketij qyteti dhe jo vetem.”

Aktivitetin e pershendetin edhe N/Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Gazmend Aga i cili pasi falenderoj Myftinine Puke per punen qe po ben tha: “…Myslimanet duhet te respektojne e te duajne prinderit, gjyshin e gjyshen. Kush braktis prinderit dhe gjysherit ka braktisur meshiren e Zotit mbi toke. Muhammedi a.s thote: “Prinderit jane dera e mesme e xhennetit, nese deshirojme humbim, nese duam fitojme xhennetin.” Pra nese i duam prinderit do fitojme xhennetin.”

N/Kryetari i Bashkise Fushe Arrez Ndue Doda nder te tjera tha: “Sot pasuria me e madhe e jona si komb dhe ne vecanti komuniteti i rrethit te Pukes pervec besimeve fetare qe i kemi dhe i gezojme; eshte edhe bashkejetesa fetare nje fenomen qe na ka zili edhe bota. Kjo vjen edhe si rezultat ibashkejeteses fetare. Qytetet dhe fshatrat tona kan besime te ndryshme fetare, dhe secilit i jepet mundesia te ndjej gezimin e festes se besimit tjeter fetare. Nderim dhe respekt shprehim per drejtuesit e fetar te cilet po punojne pa reshtur per edukimin e njerezimit ne rrugen e zotit.”

25 mars 2017

DSC_2339 DSC_2331 DSC_2325 DSC_2316 DSC_2296 DSC_2307 DSC_2309 DSC_2312 DSC_2315 DSC_2295 DSC_2288 DSC_2286 DSC_2283 DSC_2274 20170325_112927 20170325_113204 20170325_115643 20170325_115731 DSC_2269 20170325_111736

Leave a Reply

Myftinia Puke u gjendet prane rreth 200 familjeve

Dje date 19.01.2018 Myftinia Puke me mbeshtetjen e Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves u gjendem prane rreth 200 familjeve ne rrethin e Pukes. Ne kete projekt social u perfshi xhamia Puke, nxenesit e Mejtepeve te Pukes, Fushe Arrezit, Qerretit , femije jetim, personat me aftesi ndryshe etj. Allahu xh.sh. ua shperblefte me xhennet dhuruesve […]