KMSH Fushatë në ndihmë të familjeve të izoluara nga kushtet atmosferike

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nis fushatën në ndihmë të familjeve të izoluara nga kushtet atmosferike. Në xhamitë kryesore të Tiranës janë mbledhur sot nga besimtarët myslimanë mbështetje financiare. Ndihmat e mbledhura do të konvertohen në ushqime dhe batanije për familjet e izoluara kryesisht në veri të vendit. Nisma do të vazhdojë deri më 21.01.2017.

Vetë Kurani na tregon se “Allahu i do bamirësit”, ndërsa Profeti ynë s.a. na nxit tu qëndrojmë pranë njerezve në nevojë sepse, “Bujari është afër Zotit, afër xhenetit, afër njerëzve.”

Nisma të tilla kanë patur dhe vazhdojnë të kenë dhe myftini të ndryshme sipas nevojave përkatëse.

Pjesë e kësaj fushate mund të bëhet ccdo besimtar edhe nëpërmjet kontributit në numrin e llogarisë me dedikim “Ndihma për familjet e izoluara.”;

EMERTIMI: KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPERISE

EMERTIMI I BANKES: BANKA KOMBETARE TREGTARE

WIFT CODE: NCBAALTX

NR NIPTI J 62224004 Q

BKT (EURO) AL 4120511014000709CLTJCFEURA

BKT (USD) AL 8520511014000709CLTJCFUSDA

BKT (ALL) AL 14205111014000709CLTJCLALL0

Leave a Reply

Njoftim per marrjen e Lejes se Zhvillimit per rindertimin e xhamise se Koder Hanit

Myftinia Puke njofton besimtaret se dje me vendim nr.18 date; 04.12.2018, eshte marr “Leja e Zhvillimit” nga Bashkia Puke per rindertimin e xhamis se vjeter te Koder Hanit. Sipas maveshjes me KMSH, xhamia sponsorizohet dhe ndertohet nga Fondacioni Miresia. Me lejen e Zotit, ne pak kohe ose dite , ne vartesi te ecjes se proceduarave […]