Myftinia Puke ne bashkepunim me Fondacionin e Zekatit ka vijuar shperndarjen e pakove ushqimore ne qytetin e Fushe Arrezit. Perfitues te ketyre pakove ishin familjet me aftesi ndryshe, te moshuar, te pastreh dhe disa familje qe jane pjese e skemes se ndihmes ekonomike.
Ne shperndarjen e pakove ushqimore ishin te pranishem perfaqesues te Fondacionit te Zekatit si dhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani. Si cdo here edhe ne kete rast Myftiu i Pukes Gezim Kopani falenderoi Fondacionin e Zekatit i cili po vijon te jete prane familjeve pukjane te rrethit te Pukes. Edhe vjet ky fondacion mundesoi shperndarjen e disa kurbaneve ne rrethin e Pukes.
Nderkoh disa pako ushqimore u shperndane per familjet e pastreha ne qytetin e Pukes si dhe per disa te moshuar.
21.06.2016