Deputeti Mark Frroku shtron iftar ne Puke.

Mbreme ne ambjentet e Hotel Turizmit Puke deputeti i Pukes Mark Frroku ka shtruar nje iftar per agjeruesit ne

21.07.2014
21.07.2014

qytetin e Pukes.

Ne kete iftare mori pjese Myftiu i rrethit te Pukes Gezim Kopani, deputeti i qarkut Shkoder Namik Koliku, Famullitari i Kishes Katolike Puke Giovani Fiocchi, N/Prefekti i Pukes Marash Kola drejtues te institucioneve te rrethit te Pukes si dhe agjerues dhe te varfer.

Iftarin e pershendeti Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera tha: “Ky iftare vjen ne nje moment te vecante pasi besimtaret mysliman tashme ndodhen ne dhjete ditet e fundit te Ramazanit.Uron qe te gjithe besimtaret te perjetojne me lutje e dua naten e Kadrit.Gjej rastin te falenderoj deputetin Mark Frroku qe organizoi shtrimin e ketij ifari duke u regjistruar deputeti i pare qe shtron nje iftare per agjeruesit e Ramazanit ne qytetin e Pukes.”

Ne fjalen e tij deputeti Mark Frroku nder te tjera tha: “Fillimisht ju falenderoj te gjitheve qe jeni pergjigjur fteses time, gjithashtu falenderoj edhe Myftiun e rrethit te Pukes Gezim Kopani qe ka pranuar te jete pjese e ketij iftari.Ndjehim i kenaqur  dhe si ne shtepin time qe ndodhem sot ketu. Uroj qe bashkime te tilla te kemi cdo here.Me kete rast dua te uroj te gjithe besimtaret e Pukes per muajin e Ramazanit dhe Zoti ua pranofte sakrificen tuaj.”

Fjale pershendetese mbajti edhe Famullitari i Kishes Katolike Puke Giovanni Fiocchi i cili tha: “Ne emer te Kishes Katolike dua tju falenderoj per ftesen. Agjerimi eshte nje rruge qe mundeson njohjen e Zotit me mire. Uroj qe Zoti tju kete pranuar agjerimin dhe jemi ne pritje te urimit te festes se Bajramit.”

21 korrik 2014

IMG_1810 IMG_1825

Leave a Reply