Me qellim festimin e Kurban Bajramit , Myftinia Puke ndihmon disa familje ne nevoj

solidritet1

Ne prag te festes se Kurban Bajramit, Myftiu i Pukes Gezim Kopani shperndau ushqime per disa familje ne nevoj. Kjo ndihme u be e mundur nga nje qytetar nga Gjermania e cila kur ka mesuar per perpjekjet e Myftiut te Pukes Gezim Kopani ne ndihme te familjeve ne nevoj, ka vendosur qe ne prag te festes se Kurban Bajramit te gezoj disa familje. Shembuj kaq pozitiv kemi nevoj ti shohim sa me shpesh pasi kemi nevoj per njeri tjetrin. Gjate nje ligjerimi Myftiu i Pukes Gezim Kopani ka thene: “Sa me shume qe te kujtojme Allahun aq me shume do te shtohen te mirat. Ne vend qe te themi fjale te keqija te flasim mir. Ne vend te keqes te bejme pune te mira. Te behmi njerez me zemer te bardhe e te dashur per njerin tjetrin. As kush te mos gezohet me fatkeqsin e tjetrit pasi neser mund te te bie ty. Per sa kohe qe besojme ne Krijuesin e Gjithesise (Allahun) do jemi mir, ne te kunderten do jemi keq. Prandaj te besojme ne Zotin (Allahun) dhe te duam e te respektojme njeri tjetrin.”
Sadakaja e dhene per hir te Krijuesit do jet padyshim deshimitar per dhenesin e saj diten e llogaris.

solidaritet2

 

Leave a Reply