Promovohet numri 200 i gazetes “Udha Islame”

Pasditen e xhuma , me 15 nentor 2019 , ne kuader te perkujtimit te 16 nentorit te vitit 1990, Myftinia Shkoder organizioi promovimin e numrit 200 te gazetes “Udha Islame“, ne formen e nje ekspozite me fotot e 200 numerave te kesaj gazete.
Aktivitetin e hapi teologu Arben Halluni , kryeredaktor i pare i gazetes per te vijuar me fjalen e teologut Lavdrim Hamja kryeredaktori aktual i gazetes.
Me pas pershendeti Myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari i cili tha se ne kete dite te madhe te perkujtimit te 16 nentorit te vitit 1990, dite e çlirimit te vertet te vendit nga regjimi komunisto-ateist, gazeta “Udha Islame” eshte nje vlere e madhe me kontribute te shuma qe perhapin rreze drite dhe shprese per shoqerin.
Kujtime te vecante ishin ato te H. Fejzi Zaganjori si nismetar dhe anetar i gupit te punes per botim te kesaj gazete i cili solli ne vemendje veshtirsite dhe seriozitetin e intelektualeve te asaj kohe per botimin e kesaj gazete. Ishte vendosmeria e atij grupi (duke permendur edhe emrat) tha H.Zeganjori qe ne vitin 2002 te dal numri i pare i Udha Islame.
Aktivitetin e pershendeti edhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera tha: “Sapo mesova per promovimin e numrin te 200 te gazetes “Udha Islame” shpreha deshiren per te qene pjese e ketij promovimi. Nese kthemi ne kohe do shikojme nevojen per mesimin e islamit te paster ku disa imam moren nismen duke botuar edhe libra. Dalja e gazetes “Udha Islame” ishte nevoj per Myftinine e Shkodres dhe me gje. Edhe Myftinia Puke ka nevoj per gazeten “Udha Islame” per publikimin e islamit te zones se Pukes. Po ashtu vlersoj nismen per botimin ne form kolane te te gjitha botimeve te gazetes “Udha Islame”. Aktivitetin e pershendeti edhe Myftiu i Malesise se Madhe H.Edmir Smajlaj.

Per aktivitet ne kuader te 16 nentorit 1990 te lirisise se besimit qe zhvillon Myftinia Shkoder mund ti mesoni duke klikuar ketu: http://myftinia-shkoder.org/

2

1 3 4

 

Leave a Reply

Prane familjeve te prekura nga termeti

Pas termetit te dates 26 nentorit 2019 dhe apelit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise per solidarizim ne ndihme te familjeve te prekura nga termeti, edhe Myftinia Puke sebashku me donator vendas dhe jo vetem ka qene prane familjeve te prekura nga termeti ne; Thuman, Kurbin e Bubq. Pas termetit Myftiu i Pukes Gezim Kopani ka […]