Kurbani dhe rregullat e tij

kurban

Kurbani, i cili ne terminologjin e fikhut islam njihet me nocionin “El ud’hijetu“, nenkupton sakrifikimin e nje kafshe per hir te Allahut xh.sh.
Dispozita e kurbanit eshte vaxhib, qe eshte ligjesuar vitin e dyte pas Hixhretit, ngjashem sikur edhe zekati dhe sadakatul fitri. Andaj, cdo mysliman, i cili e ka borxh sadakatul fitrin e ka borxh edhe kurbanin, kurse per femijet kurbani nuk eshte borxh. Argument per ligjesimin e kurbanit gjendet ne ajetin e Kur’anit, ku Allahu xh.sh. ka thene:
Andaj, ti falu dhe ther kurban per hir te Zotit tend.” (Keuvther,2)
transmetohet nga Enes b. Maliku r.a. i cili ka thene: “I derguari i Allahut me doren e tij kishte therur kurban dy desh te larme me brire, kishte bere Bismilah dhe kishte thene tekbir.” (Muslimi)
Kur e pyeten te Derguarin e Allahut se pse behen keto kurbane, ai qe pergjigjur: “Eshte tradite (synet) i babait one, Profetit Ibrahim a.s. Ata i thane: Cfare perfitojme ne prej tyre?Ai u tha: Per cdo qime, nje te mire (sevap).” (Ibn Maxhe)
Gjithashtu, trasmetohet se si Profeti a.s. ka thene: “Kush ka mundesi te there kurban dhe nuk e ther, te mos i afrohet xhamis sone.” (Ibni Maxheh)
Qe kurbani te jete detyrim per nje person duhet te plotesohen keto kushte:

-te jete mysliman;
-te jete i lire, ngase robi nuk ka detyrim te there kurban;
-te jete ne vedlindje, pra te mos jete ne udhetim;
-te jete psikikisht i shendoshe;
-te jete i moshes madhore (te kete arritur pjekurin seksuale); dhe
-te plotesoje nisabin , (ne aspektin e Nisabit dijetaret islame kane mendime te ndryshme. Sipas Ebu Hanifes nisabi nuk eshte kush per dhenien e zekatit nga bereqetet tokesore, prandaj jepet zekat si per te shumtat ashtu edhe per te paktat. Dijetaret jane njesuar ne mendimet e tyre per detyrueshmerin e dhenies se zekatit per bereqetet (prodhimet) tokesore qe merren nga ajo duke u mbeshtetur ne ajetin Kur’anor ku Allahu xh.sh thote: “O ju qe besuat, jepni nga me e mira e asaj qe fituat dhe nga ajo qe nxorem per ju prej tokes.” (Bekare, 267) Poashtu edhe tek hadithi i Profetit a.s. qe thote: “Ne ate qe ujitet nga qielli apo burimi ose eshte afer ujit jepet ushri (1/10 ose 10%), kurse ne ato qe ujiten me mjete te ujitjes gjysme ushri (gjsma e 1/10 ose 5%).” (Buhari) Pra nga hadithi nenkuptohet se detyrueshmeria e zekatit ne bereqetet qe dalin nga toka e qe ujiten vetvetiu nga qielli, pa perdorimin e fuqise dhe shpenzimeve, jepet 10%, ndersa per ato qe perdoren shpenzime, sic eshte sistemi i ujitjes, motore te ndryshem,etj jepet 5%…. (Per me shume lexoni mbi rregullat e zekatit) Sipas mendimit te Ebu Jusufit dhe imam Muhamedit dhe shumices se juristeve mysliman te fushes, nisabi eshte kusht per dhenien e zekatit per prodhimet bujqesore qe kane fare dhe fryt, te cilat qendrojne nje vit pa u prishur edhe pa kurrfare interesimi per ruajtjen e tyre. Ne kete grup prodhimesh bejne pjese; gruri, orizi, misri etj. Sipas tyre, nuk jepet zekat nese nuk plotesohet nisabi. Ky mendim mbeshtet ne hadithin e Profetit a.s. i cili ka thene: “Nuk ka zekat ne me pak se pse eusek” Aktualisht, nisabi per bimet dhe frutat eshte 1092 kg. Zekatet jane te ndryshme, psh Zekati i mjaltit  qe jepet ne mjalt 10%. Per me shume lexoni mbi rregullat e zekatit).

URTESIA E KURBANIT

Urtesia e therjes se kurbanit dhe te shperndarjes se mishit diten e Kurban Bajramit, u ngjasojne urtesive te sadakatul firit diten e Fiter Bajramit. Me shperndarjen e mishit te kurbanit diten e Bajramit njekohesisht shperndahet edhe gezimi, edhe hareja ne shpirtat e te varferve dhe familjeve te tyre. Kjo forme e adhurimi shton dashurin dhe humanizmin mes njerezve. Therja e kurbanit dhe shperndarja e mishit te varferve, fqinjeve dhe dashamireve, pervec dashurise reciproke, nenkupton edhe gatishmerine e besimtarit islam per te ndare nga pasuria e tij per hire te Allahut xh.sh.

KUSHTET E VLEFSHMERISE SE KURBANIT

Qe kurbai te jete i vlefshem kerkohen keto kushte:

-Koha. Kurbani eshte adhurim me kohe te percaktuar, andaj edhe vlefshmeria e kurbanitvaret nga zbatimi i ketij detyrimi brenda kohes se percaktuar. Koha e therjes se kurbanit fillon pas faljes se namazit te Bajramit dhe perfundon diten e trete te Kurban Bajramit ne namazin e ikindis (sipas nevojes arrin deri pak para kohes se akshamit), porse koha me e perferueshme eshte dita e pare e Kurban Bajramit. Ata te cilet therin kurbanet ee tyre para kohes, detyrohen ti perserisin, ngase Profeti a.s. ka thene: “Kush e ka therur kurbanin para namazit  (faljes se namazit te Kurban Bajramit), le ta perserise.” (Buhari,Muslim)
Kurbani brenda kohes se caktuar mund te theret ne cdo kohe, edhe naten, edhe pse therja e kurbanit naten eshte mekruh (e papelqyeshme). Nese i ka kaluar koha e kurbanit dhe kafsha nuk eshte there, atehere nese personi i cili ka dashut ta there kurbanin, por nuk ka mundur ta kryeje eshte i pasur, jep sadaka me vleren e kurbanit dhe nuk e there kurbanin, kurse nese eshte i varfer, por qe ka blere kurban, ne kete rast detyrohet qe kurbanin ta jape sadaka te gjalle.

SI DUHET TE JETE KURBANI, KAFSHA QE DO THERET?

Kafsha, e cila eshte percaktuar per kurban duhet te jete pa te meta, pra te mos jete e verber, e semur, e gjymtuar dhe qe çalon. Kafsha e cila e ka demtuar syrin ose ka humbur te paret nuk vlen per kurba. Kafsha e cila çalon, respektivisht ecen vetem me tri kembe ose nje kembe e ka te keputur, nuk vlen per kurban, por nese ajo kemben e katert e leshon ngapak ne toke dhe ndihmohet me tesa te ece deri tek vendi ku theret, atehere vlen per kurban. Gjithashtu, per kurban nuk vlen kafsha e cila eshte shushatur jonormale. Nuk vlen per kurban edhe kfsha e cila shumicen e veshit e ka te prere, ose eshte e krijuar me te meta pa veshe, e nese veshi ekziston por eshte i vogel, lejohet per kurban. Kafsha e cila e ka te humbur 1/3 e gjuhes se saj, nese eshte dele lejohet te theret per kurban, nese eshte nga kafshet e medha, fjala vjen lopet, nuk lejohet, ngase lopet ne kullote barin e mbledhin permes gjuhes, kurse delet me dhembe. Per kurban vlen te theret kafsha e cila nuk ka brire qe eshte shyte nga krijimi i saj, si edhe kafsha e cila briret i ka te thyer, por jo nga rrenjet. Po ashtu, nuk lejohet per kurban edhe kafsha e cila ka humbur shumicen e dhembeve. Nese bleresi e ka blere kafshen si te shendoshe dhe pa te meta, por qe ajo ka pengesa qe te therret si kurban, atehere detyrohet ta kompensoje me nje tjeter, e cila i ploteson kushtet , nese eshte i pasur, por nese eshte i varfer, vlen per kurban ajo qe e ka.

MOSHA E KURBANIT

Qe kurbani te jete i vlefshem patjeter duhet respektuaredhe mosha e kafshes e cila do theret. Kafshet e imeta te cilat thren per kurban, pra delet, dhite, kushtezohet qe te ken plotesuar nje vit dhe te kene hyre ne vitin e dyte te moshes. Mirepo, dijetaret sqarojne se nese delja, e cila eshte vetem gjasht muaj, por eshte e rritur dhe e shendoshe, saqe kur te perzihet me kopen nuk dallohet nga te tjerat, vlen per kurban. Kafshet e medha, lopet dhe buallicat nuk lejohet te theren per kurban nese nuk i kan mbushuar dy vjet dhe te kene hyre ne vitin e trete, kurset devet pese vjet. Nese kurbani ka qene barrse dhe ka pjese para se ta therin kurban, atehere te voglin e jep sadaka.

NGRENIA NGA MISHI I KURBANIT

Sipas rregullave islame (sheriati) qe kane te bejne me kurbanin, lejohet ngrenia nga mishi i kurbanit edhe ne qofte pronari i pasur. Lejohet edhe ngrenia e tere mishit te kurbanit, por eshte e preferuar qe kurbai te ndahet ne tre pjese:

-nje pjese tu jepet sadaka te varferve
-nje pjese te afermeve
-nje pjese per familjen e vet.

Imam el Kesami ne “El Bedai” thote: “Me e vlefshme eshte 1/3 e kurbanit te jepet sadaka, 1/3 tjeter te gostise miqt, familjaret dhe shoket e tij dhe 1/3 ta kursje per femijet e tij.” E gjithe kjo porosi ka mbeshtetje ne hadithin e Profetit a.s. i cili ka thene: “Hani, ushqeni te tjeret dhe konservoni per vete.” (Imam Ahmedi)

CFARE BEHET ME LEKURET E KURBANIT?

Lekura e kurbanit duhet dhene sadaka dhe nuk ben te shitet per para, sepse Profeti a.s. ka thene: “Kush e shet lekuren e kurbanit, ai nuk ka kurban.

BASHKIMI NE NJE KURBAN

Kafshet e medha, si lopet, buallicat dhe devet, lejohet qe te theren kurban per me shume se nje njeri, respektivisht deri ne shtate persona. Pra, nese nje i pasur, ble nje kurban te madh, lejohet qe ne te njejtin kurban te marrin pjese edhe gjashte persona te tjerem, te cilet jane te pasur. Theksojme te pasur, ngase te varferit nuk vlen t’i bashkohet ketij grupi per aryse se ai ia ka bere detyrim vetvetes me pervaktimin e se njejtes kafshe per kurban. Bashkimi per kuban ne nje kafshe te madhe, detyron qe te gjithe pjesemarresit ne kete kurban te kene per qellimin adhurimin e Allahut xh.sh, sepse nese njeri prej tyre nuk ka kete qellim, por thjeshte vetem te shfrytezoje mishin e saj, atehere kurbani behet i pavlefshem per te gjithe grupin. Mishi i kurbanit, mes pronareve te tyre, duhet te ndahet ne menyre te sakte duke e matur. Ne kurbanin e madh lejohet te marrin pjese edhe me pak se shtat persona, por nuk lejohet te jene mbi shtate.

THERJA E KURBANIT

Kur theksuam me pare se dispozita e kurbanit eshte vaxhib (detyre), ishte per qellim therja e kurbanit, pra derdhja e gjakut, sepse po qe se e tere pasuria te shpenzohet per sadaka, nuk e mbulon detyrueshmerin e therjes se kurbanit. Therja e kurbanit eshte mire qe te behet nga vete personi, i cili e ka bere nijet te there kurban. Nese ka njohur dhe mundesi per therjen e tij, e nese nuk mundet apo nuk di ta there kurbanin, atehere eshte me mire te ndihmohet nga dikush tjeter. Nese dikush tjeter e ther kurbanin, atehere eshte mire qe zoteria i kurbanit te qendroje pran tije dhe ta shikoje ate duke u therur, sepse i Derguari i Allahut i kishte thene te bijes se tij, Fatimes r.a. “Oj Fatime, ngrihu dhe shike kurbanin tend, sepse te falen mekatet me piken e pare te gjakut qe bie ne toke dhe thuaj; -Vertet namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime jane per Allahun, Zotin e gjithe boteve. Ai eshte i pashoq, me ate jam i urdheruar e une jame nga myslimanet.” 
Theresi i kurbanit eshte mire te jete mysliman, sepse eshte mekrhuh (e papelqyer) qe te jete nga ithtaret e librit (ehlul kitab), por nese ai e ther, kurbani eshte i vlefshem. Mirepo, nuk lejohet ne asnje menyre qe kurbanin ta there idhujtari apo ateisti, i cili nuk beson ne Zot.

TE PERMENDURIT E EMRIT TE ALLAHUT PARA THERJES

Te permendurit e emrit te Allahut xh.sh. ne momentin e therjes se kafshes eshte kush per lijimin e ngrenies se mishit te kafshes se therur. Kjo mbeshtett ne ajtetin e Kur’ani  ku Allahu xh.sh thote: “Dhe mos hani nga ajo qe (para therjes) nuk eshte permendur emri i Allahut, sepse vertet ajo eshte mekat.” (Enam,121) Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Hani nga kafsha nga e cila eshte derdhur gjaku dhe (me rastin e therjes) eshte permendur emri i Allahut.” (Buhari)
Te permendurit e emrit te Allahut xh.sh. para therjes se kafshes eshte kusht e verteton dhe konsesusi i dijetareve mysliman. Ky kusht plotesohet kur te thuhet fjala “Bismil-lah”, apo cdo shpreje e cila nenkupton Madherin e Allahut xh.sh, por synet eshte qe te thuhet “Bismil-lah, Allahu ekber”.
Dijetaret islam jane njesuar ne mendimet e tyre se nese kafsha theret ne emer te dickaje tjeter, mishi i saj eshte i ndaluar-haram per myslimanet. Sipas mendimit te dijetareve te shkolles juridike Hanefi, mospermendja e emrit te Allahut xh.sh. para therjes mund te tjete:
-Me qellim; qe nenkupton se nese para therjes nuk permendet emri i Allahut xh.sh. me qellim, atehere mishi i asaj kafshe eshte i ndaluar per myslimanin, duke u mbeshtetur ne agumentet e siper cituara.
-Me harrese; qe nenkupton se mishi i kafshes se therru pa permendur emrin e Allahut, per shkak te harreses, eshte i lejuar, por duhet permendur kur te hahet. Kete mendim e mbeshtesin ne ajetin Kur’anor ku Allahu xh.sh ka thene: “O Zoti yne, mos na deno nese harrojme ose gabojme.” 
Te gjithe juristet mysliman jane njesuar ne mendimet e tyre se cdo mjet prese i cili pret e copton, qe shkakton daljen e gjakut, mund te perdoret per te perftuar kurbanin dhe mishi i perftuar kesisoj eshte i lejuar, por gjate therjes eshte mire qe mjeti te jete i mprehte e te mos keqtrajtoje kafshen. Rendi i kryerjes se therjes eshte si me poshte:

-Gryka, organi i percjelljes se frymemarrjes;
-Fyti, organi per percjelljen e ushqimit;
-Dy arteriet e gjakut.

Sipas mendimit te imam Ebu Hanifes edhe Imam Muhammedi, nese priten te gjitha keto pjese, atehere mishi i asaj kafshe eshte i lejuar, kurse sipas Imam Ebu Jusufit, minimumi qe duhet te theret te kafsha, ne menyre qe mishi i saj te jete i lejuar per myslimanin, perbehet nga: gryka, fyti dhe njere nga arteriet e gjakut.

Pergatiti
Myftinia Puke 
Marr nga libiri: “Ilmihal i zgjeruar” nga fq.455-463

Leave a Reply

Myftiu i Pukes zhvilloj nje takim me prinderit e nxenesve te Mejtepit Fushe Arrez

Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvilloj nje takim me prinderit e nxenesve te Mejtepit (mesimit islam) Fushe Arrez. Ne kete takim Myftiu foli mbi rendesin e mbarvatjes se Mejtepit dhe ndikimit te tij ne formimin e rinise duke i larguar ato nga veset negative me te cilat perballet rinia. Fushe Arrez; 20 tetor 2019 Share