Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvillon takim me besimtaret ne fshatin Trun

Ne kuader te muajit Ramazan , Myftiu i Pukes Gezim Kopani takimin e radhes e zhvilloi ne fshatin Trun. Ne kete takim Myftiu Gezim Kopani foli mbi vlerat muajit Ramazan, nates se Kadrit. Nder te tjera Myftiu tha: “…Me agjerimin e muajit Ramazan shtohen miresit e Allahut xh.sh pasi kushdo qe ne kete muaj me besim ne Allahun xh.sh ne shperblimin e tij do ti falen gjynahet, madje profeti Muhammed a.s. thote : Gjynahet nga ramazani ne ramazan. Prandaj ky eshte muaji i faljes se madhe dhe i gezimit te madh. Po ashtu vlera te jashtezakonshme ka edhe nata e kadrit e cila ka vleren e me shume se 1 mije muajve. Allahu xh.sh thote: “me shume se 1 mije muaj” se sa eshte kjo me shume ne nuk e dim, por dim qe adhurimet dhe veprat e mira ne kete muaj kan vleren e 83 viteve, prandaj le te bejme ibadete, pune te mira pasi ato ne muajin e ramazanit pranohen…” 

Po ashtu Myftiu Gezim Kopani ftoj besimtaret e ketij fshati edhe pse shume larg qe te marrin pjese ne faljen e namazit te Fiter Bajramit ne xhamin e qytetit te Pukes.

Ne fund te takimit Myftiu shperndau librin e bekuar te Kur’anit, driten e zemres etj. Pas fshatit Trun Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvilloj takim te njejte edhe ne fshatin Blerim (Sakat)

Puke/Trun: Ramazan, maj 2018

20180521_183015

20180521_183502

20180521_183545

20180521_183628

Leave a Reply

Perfundon me sukses ndertimi minares se xhamise Iballe

Ka perfunduar me sukses ndertimi i minares se xhamise se fshatit Iballe.  Punimet e ndertimi te minares se xhamise se fshatit Iballe nisen gjate muaji prill 2018 dhe perfundoj ne muajin qershor 2018. Minarja eshte e gjate 20 m. Nderkoh keto dite do filloj puna per ndriçimin dhe vendosjen e sistemit audio. Rindertimi i xhamise se […]