Ne sallen e mbushur te Pallatit te Kulrues Puke u zhvillua sot 26.11.2016 ne qytetin e Pukes seminari me titull “Pozita e gruas ne islam dhe roli i saj ne shoqeri”. Aktiviteti u hap me Hymnin Kombetar per te vazhduar me disa ajete Kur’anore dhe nje minidokumentar islam kushtuar gruas ne islam. Ne kete aktivitet mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani, Antari i Keshillit te Myftinise Basri Selimaj, Pergjegjesia e Gruas Mysliman per qytetine Fushe Arrezit Aida Cina etj.
Aktiviteti i moderuar nga Xhoana Kuliçi vijoi me kumtesen e ish kursantes se Mejtepit te Pukes njekohesisht ish medresiste e Medreses Shkoder Shyqyrie Laçi e cila mbajti nje kumtese mbi rendesin e edukimit te femijeve me kulturen islame.
Me pas nxenesja e Kur’anit ne qytetin e Pukes Aurela Shpata recitoj nje poezi islame e cila u prit mjaft mire nga auditori.
Kumtese me mjaft interes ishte ajo e Erjola Kopanit e cila foli mbi poziten e femres ne islam dhe rolit te saj ne shoqeri. Aktiviteti u pershendet nga pergjegjesia e gruas islame per Fushe Arrezin Aida Cina per tu mbyllur me fjalen pershendetese te Myftiut Gezim Kopani i cili tha: “Zoti na mundesoi sot qe te zhvillojme kete aktivitet kaq domethenes per grate myslimane te qytetit te Pukes. Shfrytezoj rastin tju ftoj qe te jeni me prane islamit. Te mesojme me shume per te, te jemi me pran njerit tjerit. Te gjitheve ju konsideroj si pjese e grupit te punes se Myftinise. Uroj qe nisma te tilla dhe aktivitete te tilla te shtohen ne te ardhmen.”
Ne kete aktivitet u zgjodhen e aktivistet e gruas myslimane per qyetin e Pukes. Aktiviste e zgjodhura jane:
1.Xhoana Tahiri Kuliçi, 2.Majlinda Qarri, 3.Suada Ringaj, 4.Blerinda Pemaj, 5.Florinda Ringaj, 6.Kujtesa Lluka dhe 7.Haxhire Mustafa.
Ne fund aktiviteti u mbyll me nje koktej te perbashket.
Puke; 26.11.2016