Xhamia e fshatit Micoj

Xhamia e fshatit Micoj eshte ndertuar prej vitesh, mundet nga fillimi i shek XIX. Ndryshe nga Kabashi dhe Rrypa e Hadroj, xhamia e Micojt ka pase edhe imam te fshatit te vet. Simbas nje guri varri (te cilin po e botojme ketu) dhe kujtimeve te banoreve te shatit, deri se imam i pare vendas ka qene Imam Hyseni (Hysen Hoxha).

Xhamia e fshatit Micoj, Puke
Xhamia e fshatit Micoj, Puke

Ne gurin e varrit shenohet viti kalandarik islam 1316. Si u kopjua shkrimi prej mesuesit Mustafe Beqiri (piktor amator) dhe iu paraqit Imam Qazim Nushit me 9 mars 1973  per perkthim, moren kete pergjigje: “Per shurt te Imam Hysenit, 1316” Si  beri perllogaritjen: 1395 (sot me 1973) me zbritjen e vitit 1316 del perafersisht 1890 viti i vdekjes. Me krahasimet ne terren (Micoj) del se Imam Hyseni ka jetuar nga viti 1810-1890.

Guri i varrit u gjet perballe me Varret e Vjetra. Ne popull quheshin edhe vorret e hershme.

Imam Hyseni ishte prej deres se Musajve. Musajt dikur kane qene ne Gruke-Kabash, ne Qafalaj, ne anen lindore “sa ku te hidhje gurin” mbi kishe e Shpalit. Nuk dihet se si i pari i kesaj dere mbeti Musa, sepse kjo dere eshte njhohur shume kohe para Muses kreu i fisit te Kabashit, “krene veziri“. Keto familje me rendesi ekonomike, politike e administrative kane pergatite edhe klerike per te siguruar edhe rolin fetar (ideologjik) ne rrethin, vis, krahin e treve, sic jane Dizdaret ne Puke me Hoxhe Puken, Dera Kryeziu  Hoxha (Malushi) etj.

Per imam Hysenin tregonin se ka mesuar ne Prizren, ku iu dha edhe titulli imam. Gjithe jeten sherbeu ne fshatin e vet. Me interesimin e tij u ndertua edhe xhamia rreth shek XIX.

Arkitetkti Seit Cufaj, Micoj shpreh admirimin e tij per ate mjeshteri qe eshte treguar ne drejtimin e Qabes (Kibles). Ky i ka pare me instrumenta si ne Micoj, Kryezi e Kabash dhe del se drejtimi nga Qabj  ne te gjitha i sakte. Kjo tregon pergatitjen e lare te ketyre imameve.

Pas imam Hysenit nuk ka pase imam vendas  dhe Xhamia per vite ka mbetur po hoxhe, por i sherbehej prej hoxhes e Kryeziut. Mandej sherbu per dy vjet Seit Hoxha. Mbas tij, sherbeu hoxhe per pese vjet Shaban Hoxha (qe te dy nga Lejfiza). Pas tyre sherbeu per disa vjet Beqir Hoxha (Laci). Ne fund sherbu Arif Islami (Micoj) pergatite Shaban Hoxha e Beqir Hoxha  muezin e Hoxhe ne mungese te tyre.

 

Leave a Reply