
Vijon mësimi i besimit islam në Mejtepin e xhamisë së Qytetit Pukë!
Çdo të diel, në orën 16:00, fëmijët e qytetit mblidhen në ambientet e xhamisë për të mësuar me dashuri mbi besimin islam, edukatën dhe historinë.
Ky mësim i vlefshëm do të vazhdojë deri më 26 dhjetor 2025, datë në të cilën Myftinia Pukë do të shpërndajë disa çmime për nxënësit më të dalluar të Mejtepit.
Ftojmë të gjithë fëmijët e qytetit të Pukës (nga klasa e parë e sipër) të bëhen pjesë e këtyre orëve të bukura mësimore, ku përveç dijes fetare, kultivohet dashuria, respekti dhe vlerat morale dhe kulturore.
Ju mirëpresim !
Shënim: Fotografi e bërë dje , datë 19 tetor 2025 gjatë zhvillimit të mësimit në xhamin e qytetit të Pukës.