Vijojne ndihmat per familjen e Behar Hasanit

Vijojne ndihmat per familjen e Behar Hasanit ne fshatin Dedaj te Pukes.

Pas apelit te bere ne media nga gazetari Armir Mehaj edhe Myftinia e rrethit Puke beri thirrje ne rrjetet sociale per te ndihmuar familjen e Behar Hasanit, nismes tone ju bashkue dhe faqja “Xhamite e Tiranes” te cilet ben apel ndjeksve te faqes se tyre per te ndihmuar kete familje.

Nga thirrja e bere u grumbulluar ushqime, rroba si dhe te holla. Myftiu i Pukes Gezim Kopani i shoqeruar nga perfaqsuesi i faqes Xhamit e Tiranes Omer Shamili , nga djemt e A.R.I Alternativa Rinore Islame si dhe nga gazetari Armir Mehaj ben dhurimin e ushqimeve dhe te hollave familjes Hasani. Myftiu Gezim Kopani falenderoi faqen Xhamit e Tiranes per ndihmen e dhene duke uruar qe vepra te tilla te jene shembull edhe per tjeter ne raste te ngjashme.

Kjo eshte hera e trete qe Myftinia e rrethit Pukes eshte pjese e mbeshtetjes se kesaj familje,ku ndihma e pare e siguruar nga Myftinia Puke ishte ajo e  Turkiye Diyanet Vakfi me pash ajo e Gazmend Alis dhe sot ndihmat e faqes “Xhamit e Tiranes”.

02.04.2016

IMG_0545 IMG_0546 IMG_0548 IMG_0550 IMG_0552

Leave a Reply