MESAZH URIMI I MYFTIUT TË PUKËS ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT 2018
Bismilahir Rahmanir Rahim !
Të nderuar mysliman të rrethit Pukë !
Es Selamu Alajekum (Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi ju) !
Neser datë 21 gusht 2018 është dita e parë e Kurban Bajramit. Kjo festë është shembulli i sjelljes së myslimanit. Ajo na fton në kryerjen e adhurimeve ndaj Allahut, në bërjen e punëve të mira. Kjo festë na fton që të jemi solidar ndaj njëri-tjetrit. Te flasim mirë për njëri-tjetrin, dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Këto janë këshilla pozitive të cilat ndikojnë në të mirë të familjes, shoqëris dhe vendit tonë.
Andaj, me këtë rast dëshiroj të uroj të gjithë myslimanët e rrethit Pukë Gëzuar festen e Kurban Bajramit!
Zoti na dhëntë shëndet, mirëqenje, dashuri e gëzime në familjet tona!
Urim i veçantë shkon për myslimanët pukjan dhe jo vetem që ndodhen apo që jetojnë jasht Atëdheut, duke i uruar shëndet, punë dhe çdo të mirë.
Edhe një herë gëzuar festen e Kurban Bajramit!
Myftiu i rrethit Pukë
Gëzim KOPANI
Pukë më; 20 gusht 2018