Sqarim publik mbi pamjet filmike te publikuara nga Bashkia Fushe Arrez

SQARIM PUBLIK
Pas ankesave të disa besimtarëve myslimanë që jetojnë në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, lidhur me një spot video mbi një aktivitet që kjo Bashki do të zhvillojë, ku mungonin pamje nga xhamitë, Myftiu i Pukës, Gezim Kopani, ka kontaktuar me drejtuesit e Bashkisë Fushë-Arrëz.
Në reagimin e tyre, përfaqësuesit e Bashkisë sqaruan:
“Dëshirojmë të sqarojme se, mungesa e pamjeve të xhamise Iballe dhe Kryezi në këtë video nuk ka qenë i qellimshëm. Thjesht, nuk disponomin pamje ajrore me dron të këtij objekti në momentin e përgatitjes së materialit. Në materialet e ardhshme promovuese, sigurisht që do të përfshihen të gjitha elementet përfaqesues të trashëgimisë kulturore e shpirtërore.”
Duke marrë parasysh këtë sqarim të plotë, si dhe faktin që videoja është rishikuar dhe tashmë përfshin edhe pamjet e xhamive, Myftiu Gezim Kopani ka urdhëruar heqjen nga faqet e xhamive të versionit të mëparshëm të videos dhe shqetësimit të publikuar.
Njëkohësisht, Myftiu Gezim Kopani falënderon kryetarin e Bashkisë Fushë-Arrëz, z. Hil Curri, dhe stafin e tij për bashkëpunimin, duke theksuar se Myftinia e rrethit Pukë mbetet gjithmonë e hapur për bashkëpunim me Bashkinë Fushë-Arrëz dhe të gjithë institucionet e tjera, në të mirë të vendit dhe Atdheut tonë të dashur.

Leave a Reply