Si u krijua bota ?

Si u krijua bota ?

Pas as me te voglin dyshim eshte se; Kirjuesi i botes eshte Allahu i Madh. Ne librin e bekuar Kur’nin fisnik Allahu xh.sh. thote:
Allahu eshte krijues i çdo sendi dhe Ai eshte mbikqyeres ndaj çdo gjeje.” (Ez Zumer ; 62)

– Krijimi i shkruesit (Kalem)

Nga hadithet e percjellura del se gjeja e par qe Allahu ka krijuar ka qene Shkrusi (Kalem). Kur Allahu e krijoj ate i tha: Shkruaj! Ai tha: Cfare te shkruar? Shkruaj cdo gje qe do ndodh deri diten e Gjykimit.

Nga trasmetimet kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: “E para gje qe Allahu ka krijuar eshte shkruesi (ose Kalemi) dhe Allahu xh.sh. e ka urdheruar te shkruaj, dhe ai (kalemi) ka shkruar cfare do te ndodhe deri ne diten e Gjykimit.” (Ebu Davudi, Tirmidhi etj)

Ne nje trasmetim tjeter kemi: “Disa banore te Jemit i thone te derguarit te Allahut xh.sh.; Duam te te pyesim cila eshte gjeja e pare qe Allahu ka krijuar? Muhammedi a.s. tha: “Ka ekzistuar Allahu xh.sh. dhe asgje nuk ka qene para Allahut xh.sh., me pas Arshi i tij ka qen mbi uje dhe kjo eshte e shkruar ne perkujtuesin ne te cilin eshte shkruar gjithçka, e pastaj krijoj qijet dhe token.” (Buhari)

– Krijimi i Arshit dhe Kursijes

Transmetohet se: “Abbas ibn Abdul Mutalibi tregon se ishim ulur me Profetin Muhammed a.s. ku nga lugina e Mekes (Bath) del nje re. Muhammedi a.s. pyeti: E dini cfare eshte ajo? Ne i tham: Re! Muhammedi a.s. tha: Re e bardhe! Ne tham: Re e bardhe? Muhammedi a.s. tha: Ajo eshte e para gje qe paraqit apo shfaqur.” (Ebu Davudi)

Kur njeriu mendon rreth krijimit te gjithsesise , shejtani fillon te ngacmoj njeriun duke i bere pyetje si: Ku ka qene Allahu para krijimit te qiellit, tokes? Ne lidhje me kete duhet te kemi parasysh se Allahu xh.sh. ekziston me ekzistencen e Tij, as ka fillim dhe as ka mbarim (nese do kishte fillim kush ia dha fillimin, dhe e kunderta).

-Krijimi i Levhi Mahfudh (Pllak e ruajtur)

Levhi Mahfudhi eshte vendi i krijuar posaqerisht . Vend i sigur  ne te cilen ndodhet Pllaka e ruajtur. Nga Iben Abbasi r.a. kemi se: “Ne fillim te Levhi Mahfudhit ka te shkruar fjalen: “La ilahe il-lallahu vahdeh” d.m.th; “Nuk ka te adhuruar tjeter me merite perveç Allahut xh.sh.”

Ndersa Iben Xheriri te trasmetuar nga Ens bin Malik thote: “Levhi Mahfudhi gjendet ne lartesin (apo ballin) e Israfilit.(1)” Ndersa ne nje trasmetim tjeter thuhet se: “Levhi Mahfudhi ndodhet ne te djathte te Arshit.” (Enes ibn Malik)

Ndersa Et Taberani te marr nga Ibn Abbasi r.a. kemi se Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Vertet Allahu xh.sh. e ka krijuar Levhi Mahfudhin me kujdes nga perla te bardha. Faqet e saj jane nga rubini i kuq, ndersa kulmi eshte drite. Shenimet (lapsi) jane drite. Per cdo dite Allahu xh.sh. ka 360 çaste ne te cilet krijon dhe jep furnizim, merr jete dhe jep jete. Allahu eshte qe rrezon dhe Allahu eshte qe ngrite dhe ben ate qe Ai (Allahu) do.” 
Ne lidhje me te dhenat e Levhi Mahfudhi kemi transmetimin e Ibn Abbasi i cili thote: “Levhi Mahfudhi eshte pllak e ndertuar prej perlave te bardha. Ka gjatesi aq sa eshte hapsira mes qiellit dhe tokes, dhe e gjere aq sa eshte lindja me perendimin, ndersa cepat (skajet) e tij jane perla te perbera nga rubini, ndersa mbeshtjellesi perbehet nga rubini i kuq. Shkrusi i tij eshte drite, fjalet e tij vin prej Arshit, ndersa permbatja eshte nen mbrojtjen e melekeve.”

– Krijimi i qiejve dhe i tokes 

Nga ajetet e Kur’anit por dhe nga hadithet e profetit Muhammed a.s. eshte bere e qarte se qiejt dhe toka eshte krijuar per gjashte dite. Nga Ebu Hurejre r.anhu kemi: :I Derguari i Allahut a.s. e mori doren time dhe me tha: “O Ebu Hurejre! Vertet Allahu krijoi qiejt dhe token dhe ate qe eshte ndermjet tyre per gjashte dite. Ndersa ne diten e shtate u ngrit mbi arsh. Token e krijoi diten e shtune.” (Bejhakiu) Sipas transmetimeve te ardhur nga Ibn Xheriri kemi se: “Allahu xh.sh. ka filluar krijimin e tokes diten e shtune.” (Ahmed) (2) 

Allahu xh.sh. thote: 
Ai (Allahu) krijoi qiejt e token dhe gjithçka qe gjendet ne mes tyre brenda gjashte ditesh, e pastaj mbizoteroi Arshin. Ai eshte Meshiruesi. Per kete pyete ndonje shume te dijshem.” (El Furkan; 59)

Allahu xh.sh. thote: “Falenderim i qofte vetem Allahut, qe krijoi qiejt dhe token, qe formuloi erresirat dhe driten, e megjithkete (qe Ai meriton levderim) ata qe mohuan, i barazonje (idhujt) me Zotin e tyre.” (El Enam; 01)

Ne disa ajete te tjera te Kur’anit Allahu xh.sh. thote: 
Ai eshte Allahu qe krijoi qiejt e token vetem per gjashte dite, pastaj mbisundoi Arshin. Ai e di çfare futet ne toke dhe çfare del prej saj, çfare zbret prej qiellit dhe çfare ngritet ne te, dhe Ai (Allahu) eshte me ju kudo qe te jeni, Allahu eshte percjelles i asaj qe punoni.” (El Hadid; 04)

Po ashtu Allahu xh.sh. thote: “Ai (Allahu) eshte i cili krijoi qiejt e token brenda gjashte diteve (fazve), e Arshi (Froni) i Tij kishte qene (me pare) mbi uje, qe t’ju sprovoje, se cili prej jush eshte me vepermire. Nese ti u thua: “Ju do te ringjalleni pas vdekjes!” Ata qe nuk besuan thone: “Kjo (çfare na thua) nuk eshte tjeter vetem se magji e hapur.” (Hude; 07)

Ne hadidhet e trasnmetuara kemi se: “Dikush e pyeti Profetin Muhammed a.s. se ku ka qene Zoti yne para se ti krijoj qiejt dhe token? Muhammedi a.s. ka thene: “Ka ekzituar ne ekzistencen e Tij.” Ne nje version tjeter kemi: “Ka eksistuar ne eksistencen e Tij te dentur (si puna e nje mjegulle te dendur) mbi Te ishte ajri, po ashtu dhe poshte dhe pastaj krijoi Arshin mbi uje.” (Tirmidhi, Ibn Maxhe etj)

a) Krijimi i qiellit

Si çdo send , edhe qiejt jane krijuar nga Allahu xh.sh. ashtu siç e permendem me siper ajetin e Allahu xh.sh, ne Kur’an ku thote: “Ai (Allahu) krijoi qiejt e token dhe gjithçka per gjashte dite.” (El Furkan ; 59).
Nga ajeti shikohet qarte se qiejt permenden ne shumes po ashtu dhe toka. Per ta pasyr me te qate permend ajetin Kur’anor ku Allahu xh.sh. thote: “Allahu eshte Ai qe krijoi shtate pale qiej dhe prej tokes aq sa ata (shtate)…” (Et Talak; 12)

Sipas disa trasmetimeve kemi se: qielli eshte krijuar nga nje lloj mjegulle i dalur nga avulli i ujit, i cili ishte ngritur nga uji i nxehete. Kete e percjell edhe Ibn Abbasi r.a. ku thote: “Kur Allahu deshiroi te krijoje krijesat nga uji nxori mjegullen e cila u ngrit mbi uje duke krijuar keshtu qielli. Per shkak se qielli ngjasonte (me ngjyre) me detin, qiellin e quajti “Sema”. Ne secilin qiell Allahu ka vendosur rend dhe qetesi. Pastaj uji eshte thare ne ate masa sa eshte shfaqur toka. Toka ishte e coptuar dhe ketu Allahu krijoi 7 lloje toke.”
Po ashtu Iban Abbasi transmeton: “Ne secilin qiell ka vendosur (apo krijuar) melek te cilet jetojne ne te, pastaj qiellin e zbukuroi me yje dhe qillin e beri te bukur dhe te mbrojtur (te ruajtur). Pasi Allahu xh.sh. krijoi qielli , u ngrit mbi Arsh.”

b). Krijimi i tokes

Ashtu sikurse qiejt edhe toka eshte krijuar ne shtate te tilla. Per kete Allahu xh.sh. thote: “Allahu eshte Ai qe kirjoi shtat pale qiej dhe prej tokes aq sa ata. Ne te zbatohjet vendimi i Tij (Allahut) per ta ditur ju se Allahu ka fuqi per çdo sen dhe qe me te vertet Allahu ka perfshire çdo send me dijen e vet.”( Et Talak; 12) (3)
Sa i takon numrit te tokes kemi disa hadithe. Ebu Hurejra r.anhu ka thene: “Ishim ulur me te Derguarin e Allahut dhe u shfaq nje re. Ai na pyeti: – A e dini se cfare eshte kjo? Ne tham: Allahu dhe i derguari i tij e di! Muhammedi a.s. tha; “Ajo (re) shafqet si denim ne toke, per ata te cilet nuk e falenderojne Allahun dhe nuk i bejne lutje Atij (Allahut)… dhe hadithi vazhdon deri sa pyet: “A e dini sa cfare ka nen ju (nen toke)? Ne i tham: Allahu dhe i derguari i tij e di! Ai tha: Toke! Profeti a.s. pyeti perseri: A e dini cfare ka nen te? Tham: Allahu dhe i derguari i tij e di! Ai tha: Toke e dyte. I derguari i Allahut pyeti perseri: E dini se cfare ka ne mes tyre? Allahu dhe i derguari i tij e di!Profeti a.s. tha: “Nje largesi prej shtateqind vitesh. Dhe vazhdoj keshtu. Dhe pastaj tha: “Betohem ne Allahun nese dikush prej jush shkon pas te keqes, ne token e shtate do jete i shkaterruar.” dhe pastaj permendi ajetin Kur’anor ku Allahut thote: “Ai (Allahu) eshte i pari qe ska fillim dhe i fundit qe ska mbarim, i Dukshmi dhe i Padukshmi, dhe Ai (Allahu) eshte me i dijshmi per çdo gje.”(El Hadid; 03)
Ne nje hadith permendet gjithashtu numri qe ka toka, ku Ibn Xheriri percjell se kur Ebu Seleme ibn Abdurrahman kishte pasur nje mosmarveshje me njerezit rreth nje toke , Aishja r.anha ka then: “O Ebu Seleme, lere ate toke, se vertet i Derguari i Allahut .a.s. ka thene: “Ai qe perveteson vetem nje pellembe toke te dikujt (patedrejt) ajo (toke) do ti vendoset (do ti hidhet) ne qafe neper shtate toke.” (Buhari)
Allahu xh.sh. thote:
Dhe Ai (Allahu) vuri kodra (te forta) ne toke, ashtu qe ajo te mos lekundet me ju.” (En Nahl; 15) 
Nga trasmetimet kemi se: “Kur Allahu e krijoi token, beri qe ajo te lekundet, pastaj i vendosi (krijoi) malet (dhe kodrat) te cilat i renditi ato neper toke, pas kesaj toka u qetesua (nuk u lekund me). Meleket shikuan malet (kodrat) dhe pyeten Allahun xh.sh.; “-O Zoti yne!A ka dicka me te forte mes krijesave te tua dhe maleve?Allahu xh.sh thote: Po! Hekuri! Meleket pyeten: Po me te forte se hekurin? Allahu xh.sh. u thote: Po! Zjarri. Meleket pyet: Po me te forte se zjarri? Allahu xh.sh. tha: Po! Ujin. Meleket pyesin po me te forte se ujin? Allahu thote: Po! Eren. Meleket pyeten: Po me te forte se era? Allahu xh.sh. tha: Po! Njeriu, kur biri i Ademit ndan (jep sadaka) ne ate menyre qe dora e majte te mos e di se cfare jep dora e djathte.“(Tirmidhi, nderkoh qe te ngjashem kemi dhe ate qe shenohet tek Ahmedi e qe percjellet nga Enes ibn Malik r.anhu). (4)

– Krijimi i deteve dhe i lumenjeve

Ne suren En Nahl (dmth kapitulli i bletes) pasi Allahu xh.sh. permend se Erdhi (eshte afruar) caktimi i Allahut (kijameti), me urdherin e tij zbresin meleket me shpallje  per te terhequr vemendjen se nuk ka te adhuruar tjeter vetem se Allahut xh.sh. i Cili krijoi qiejt e token me urtesi precise, permend krijimin enjeriut nga nje pukel uji, po ashtu permend krijimin ekafsheve ku nga ato qe del nga kafshet mund te mbroheni nga ftohti (mund te visheni), po ashtu keni dhe dobi te tjera si psh te mund te hani prej tyre, permend kuajt, mushkat, gomeret per tju hipur. Po ashtu permend se ai Alahu leshon nga qielli uj, qe prej tij te keni per te pire, dhe prej tij te keni bime qe ne to ti kullotni bagetit. Per te miren tone prej shiut mbinje si ullinjte, hurmat, rushnjat dhe nga te gjitha frutat e pemeve. Po ashtu Allahu pemend se per ne nenshtroi naten dhe diten, diellin dhe henen. Dhe yjet  jane te nenshtruar , dhe per ata qe ju krijoi ne toke lloje te ndryshme (bageti, bime, peme, minerale etj) ka fakte per nje popull qe di te ze mend apo do te kuptoj. (Per me shum lexo suren En Nahl ; 1-13

Pas gjithe ketij pershkrimi ne lidhje me detet dhe lumejt Allahu xh.sh. ne te njejten sure thote; “Pastaj , Ai (Allahu) eshte qe nenshtroi dietin, qe prej tij te hani mish te fresket, e prej tij te nxirrni stoli qe i bani (i vishni), a i shikon anijet si çajne (lundrojne) ne te (me ushtime e çajne ujin ne det). Ua nenshtroi qe te shfrytezoni nga begatit e Tij (Allahut) dhe ashtu te falenderoi Allahun. Dhe Ai (Allahu vuri kodra (te forta) ne toke, ashtu qe ajo te mo lekundet me ju, (beri) edhe lumenj e rruge qe te mund te orientoheni. Vuri edhe shenja te tjera (per orientim diten), ndersa (naten) ata orientohen me anen e yjeve. Atehere pra, a eshte Ai qe krijon njesoj, sikurse ai qe nuk krijon? A nuk mendoni? Po edhe nese perpiqeni t’i numeroni dhuntite (te mirat) e Allahut, nuk do te mund te arrini t’i percaktoni ato. Me siguri Allahu shume fal dhe shume meshiron.” (En Nahl; 14-18)
Ka shume ajete Kur’anore sa i takon deteve. Per me shume lexoni suren;  Esh Shura 32-34, Lukman 31-32 etj por ajeti qe tregon fuqin e padiskutushme me argument te gjall eshte ajeti i sures Er Rahman dhe El Furkan ku Allahu xh.sh. thote; “ Ai beri qe dy dete te bashkohen me njeri-tjetrin. ndermjet tyre ka nje pengese qe nuk i lejon te perzihen.” (Er Rahman 19-20) Po ashtu Allahu xh.sh. thote; “Ai la te lire te bashkohen dy dete, ku njeri i pijshem e i shijshem, e tjetri i njelmet e i idhet, e mes tyre beri si te jete ndonje pende (pengese), prite qe te mos perzihen.” (El Furkan; 53)
Kjo mrekulli e permendur nga Allahu ne Kur’an eshte pranuar shkencerisht shume vone nga shkencetaret bashkekohere, por ata nuk e pranojne faktin se mos bashkimi i dy deteve eshte fuqi e Allahut por thone se kjo gje ndodh per shkak te tensionit siperfaqesore, por me zhvillimin e teknoligjis dhe thellimin e studimeve eshte hedhur posht ajo qe mos bashkimi i dy deteve eshte per shkak te tensionit siperfaqesor duke u pranuar shkencerisht ajetet e Kur’anit te bekuar.
Ushqimet e gjallesave te detit jane hallall per myslimanet (dmth, dhe pse nuk eshte permend

Nga
Gezim KOPANI
(Myfti i Pukes)

Vazhdon…

Marr nga: https://gezimkopani.blogspot.com/2021/01/si-u-krijua-bota.html

_______________
1. Meleku Israfil eshte meleku i cili do ti fry surit (buris)
2. Ndryshe nga muslimanet , disa besime te tjera mendojne se krijimi ka filluar diten e diele.
3. Shume popuj te meparshem nuk respektuan dispozitat e Zotit dhe ate nga kryeneçesia , andaj perjetuan mundime dhe ndeshkime te papershkrueshme e sipas merites se tyre. Besimetaret qe besojne Allahu u duhet te zbatojne dispozitat e Allahut xh.sh… (Marr nga komenti i Kur’anit fq. 654-655)
4. Eshte interesant fakti qe Allahu xh.sh. permend ne Kur’an malet si psh; malin El Xhud , per kete po permend ajetin ku Allahu xh.sh. thote: “Oj toke! perbije ujin tend, dhe o qiell, nderpreje (shiun) , uji u terhoq, urdheri u zbatua dhe ajo (anija) u ndal ne (kodren) Xhudij, e u tha: I shkaterrua qofte populli mizor!” (Hud; 44) Kjo eshte ngjarja qe ka ndodhur ne kohen e profetit Nuh a.s.  Po ashtu duhet te kemi parasysh se ne suren Hud , Allahu xh.sh. permend jeten e disa profeteve si: Nuh a.s, Hudi a.s, Salihu a.s, Luti a.s, Shuajbi a.s, dhe Musait a.s. 

Leave a Reply