Si pritet muaji Ramazan?


Falenderimet i takojne vetem Allahut te Madheruar. Ate e falenderojme dhe vetem nga Allahu ndihme falje vetem nga ai kerkojme. Deshmoj se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi a.s eshte rob dhe i derguari i tij.

Si duhet pritur muaji i shejte i Ramazanit?

i qe nuk fal namazin, qe nuk lexon Kur’Anit duhet te filloj menjehere nga puna duke fal namazet si dhe duke lexuar Kur’anin me qellim qe muaji Ramazan ta gjej ne gjendje te larte shpirterore e jo ne gjendje negative. Negative, e kam fjalen se “si mund te pres nje mysliman muajin Ramazan duke mos fal namazat,duke mos fal Xhumate? Per me teper nese dikush perdor alkol deri naten e Ramazanit dhe te nesermen vendos te agjeroj, dhe kete e ben cdo vit, si mundet te mos ndryshoje sjelljen e tij ndaj harameve? Agjermi meson muslimanin qe te largohet nga haramet edhe shirku dhe te afrohet tek adhurimi i Allahut te Madherar.

Pritjen e muajit Ramazan duhet bere me ibadete ne Xhami, me agjerime, me dheje sadakaje dhe shtim te lutjeve.

Muhammedi a.s. para ardhjes se muajit Ramazan thoshte:

“Allahume barik lena fi Rexhep ve Shaban beligna Ramadan” d.m.th ” O Krijuesi ime! O Allahu im! Na e begato muajin Rexhep dhe muajin Shaban dhe na e mundeso te arrijme muajin Ramazan.”
(Ahmedi, Taberani)

Profeti Muhammed a.s. thoshte:

“Po vjen muaji Ramazan, muaji i shejte ne te cilin eshte obligim agjerimi. Ne te hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e Xhehennemit.” (Ahmedi)

Nga iben Abbasi trans. se Muhammedi a,s, ka thene:

“Vertet Xhenneti zbukurohet cdo vit ne muajin e shejte te Ramazanit dhe kur ai (Xhennetit) paraqitet oara Allahut thote:” O Krijuesi im! Beje qe roberit e tu ne kete muaj (Ramazan) te jene banoret e mi.”

Le te lusim Allahun e Madheruar qe te na mundesojme perjetimin e muajit te shejte te Ramazanit dhe lete te lusim Allahun qe te na lehtesoj punet tona ne kete muaj.

________________
Pergatiti: Gezim Kopani
Hytbja: Xhamia e re Puke

Leave a Reply