Ezani apo “Edhan” quhet thirrja me ze qe behet nga thirresi i cili quhet Muezin. Pra ezan do te thote njoftim apo lajmerim. Ezani thirret ne 5 kohe namazi (falje). Ezani ka keto fjale:
Allahu Ekber (4 here) “Allahu eshte me i madhi“,
Esh Heduen Lailahe ilAllah (2 here)
“Deshmoj se nuk ka Zot tjerer pervec Allahut“,
Esh Heduenne Muhammeder resulullah (2 here),
“Deshmoj se Muhammedi eshte i derguari i Allahut”
Haja ales Salah (2 here), “Eja ne namaz (lutje)”,
Haja alel Felah (2 here), “Eja ne shpetim“,
Allahu Ekber (2 here)”Allahu eshte i madhi” dhe
La ilahe ilAllah (1 here) “Nuk ka Zot tjeter perveç Allahut”
Ezani eshte nje nder momentet me te vecanta te fese islame. Ai u tregon besimtareve per hyrjen e kohes se namazit dhe gjate thirrjes se ezanit myslimanet perserisin fjalet e Ezanit dhe ne perfundimin e ezanit bejne lutje. Thirrja e Ezanit eshte unike (e njejte) ne cdo vend te botes, gje e cila unifikon besimtaret mysliman pavarsisht kombesis.
Thirrja e Ezanit eshte synet i forte (muekkede) dhe arrin deri ne vazhib (obligim). Ezanin e therrasin vetem meshkujt. Ezani thirret kur hyn koha per namazet, diten e xhuma.
Ezani i pare eshte thirr ne kohen kur eshte ndertuar xhamia e profetit Muhammed a.s. ne Medine.
Ne lidhje me obligimin e thirrjes se ezanit Profeti Muhammed a.s. ka thene:
“Kur te hyje koha e namazit, thirrni ezanin e me pas beni ikamet.”
Allahu xh.sh. e ka permendur disa here ne Kur’an fjalen Ezan gje e cila tregon mbi rendesin dhe vlerat qe mbart Ezani.
Allahu xh.sh. thote:
“O ju qe bezuat, kur behet thirrja (ezani) per namaz, diten e xhuma , ecni shpjet per aty ku permendet Allahut (per ne xhami)...” (El Xhuma ;9)
Ebu Hurejra r.a. tregon se Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kur te thirret ezanit per namaz, shejtani largohet i trishtuar , dhe vazhdon te ec keshtu derisa nuk e degjon me. Pasi te perfundoj ezani ai kthehet derisa te thirreth ikameti per namaz, ne kete moment largohet perseri. Pas ikametit, kohe kur besimtaret fillojne te lidhen ne namaz , vjen serisht dhe hyn ne mesin e tyre , ne mendjen e tyre me qellim terheqjen e vemendjes ndaj namazit duke u thene: Kujtoje kete pune qe ke lene, kujtoje kete person, derisa ta bej ate te harroj se ne cilen pjese te lutjes ndodhet.” (Buhari)
I pari person qe ka thirr Ezanin eshte Bilali r.a. i cili ne momentin e thirrjes se ezanit vendosi gishtat tek veshet dhe ka filluar te thirr Ezanin.
Thirrjen e ezanit eshte mir dhe eshte sunet i forte qe te behet duke qene me abdest.