Perkujtohet ne qytetin e Pukes jeta e profetit Muhamed a.s.

“Perjetesisht me Ty” ishte programi fetaro kulturore qe Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me Medresene Haxhi Sheh Shamia Shkoder organizoi sot me date 26 mars 2016 ne qytetin e Pukes.

Ne program perveç perfaqsuesve te pushtetit vendore, mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani, Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Skender Bruçaj, Kryetari i Shoqates Istanbul Ridvan Seferaj, Kancelari i Komunitetit Mysliman Ylli Cikalleshi, Drejtori i Medresese Shkoder Kujtim Dervishi, Myftiu i Tiranes Ylli Gurra, N/Kryetari i Bashkise Puke Astrit Kuçi.

Ne fjalen e tij pershendetese Myftiu i Pukes Gezim Kopani nder te tjera tha: “Falenderimet i perkasin Allahut xh.sh qe na mundesoi edhe kete vit realizimin e ketij programi me kaq vlera dhe rendesi per myslimanet pukjan. Viti 2016 eshte vit i veçante pasi ketu e 25 vite me pare Myftinia e rrethit Puke filloi riorganizimin e saj, prandaj edhe ky aktivitet eshte ne sherbim te ketij jubileu.  Aktivitetet artistiko islame kan vlere te veçante pasi bota  sot po perjeton caste te zymbta dhe qe tentohet tia mveshin islamit, por feja islame eshte fe e paqes, respetit dhe dashurise pa dallim, mu ashtu siç jane petalet e trandafilave qe percjellin gezimin dhe lumturine.”

Aktivitetin e pershendeti edhe drejtori i Medreses Shkoder z.Kujtim Dervishi i cili theksoi faktin e bashkepunimeve qe Medreseja Shkoder ka me Myftinine e Pukes. Keto bashkepunime po nxjerrin ne pah vlerat arsimore islame qe mbarte vete feja islame duke zhvilluar aktivitete kaq madheshtore sic eshte ky qe po zhvillojme sot.

Ne emer te Bashkise Puke programin e pershendeti N/Kryetari i Bashkise Puke z.Astrit Kuçi i cili pasi falenderoi Myftinine e Pukes per ftesen bere  vlersoi kontributin qe Myftinia Puke ka dhene jo vetem ne jeten artisike islame por edhe ne ndihme te familjeve ne nevoje duke u mbeshtetur nga shoqata Istanbul.

Aktivitetin e pershendeti edhe kreu i Komunitetit Mysliman H.Skender Bruçaj i cili nder te tjera tha: “Ndjehem i nderuar qe ndodhem sot ne qytetin e Pukes pasi raste te tilla kan vlera te shumta. Eshte detyra jone qe vlerat e islamit ti nxjerrim ne pah pasi feja islame eshte fe e paqes dhe e dashurise…”

Me pas aktiviteti vijoi sipas programit, ku pjese e te cilit ishin poezit, dramatizimi  dhe ilahi. Intepretimet plot emocion te nxenesve te Medresese Shkoder lane shume mbresa tek te pranishmit. Te ftuara speciale ishin kengetaret Mukades Canga dhe Rezarta Smaja.

Ky aktiviet u zhvillua fale mbeshtetjes se shoqates V.H.K. Istanbul.

Puke; 26.03.2016

IMG_9668 IMG_9622 IMG_9628 DSC_4919 DSC_4907

IMG_9700 DSC_4942

Leave a Reply