Me date 28.06.2016 Myftiu i Pukes Gezim Kopani ka pritur nje vizite zyrtare perfaqesues te Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves Kasim Gerguri (drejtor i Finances ne BIK) dhe Anetarin e Kryesise se Bashkesise Islame te Kosoves ish Myftiun e Prishtines Bahri Sejdiu.
Myftiu i Pukes Gezim Kopani pasi i uroj per mireseardhjen ne qytetin e Pukes falenderoi perfaqesuesit e Bashkesise Islame te Kosoves te cilet vendosen te zhvillojne nje vizite zyrtare ne Myftinin e Pukes duke e quajtur si nje vizite te vecante dhe domethenese per Myftinine e Pukes.
Ndersa perfaqesuesi i BIK-ut Kasim Gerguri falenderoi Myftiun e Pukes Gezim Kopani per pritjen ku nder te tjera tha: “Kam nderin qe ne kete muaj te bekuar te Ramazanit tju uroj ju dhe gjithe myslimanet e Pukes per nje agjerim te pranuar dhe lutje te pranuara tek Allahu xh.sh.Njekohesisht ju percjellim pershendetjen e Kryemyftiut te Bashksise Islame te Kosoves Naim ef.Ternava.”
Me pas takimi kaloi ne nje bashkebisedim vellazerore ku moren pjese edhe anetare te tjere te Keshillit te Myftinise Puke.
28.06.2016