Në kuadër të natës së mirë Isra dhe Miraxh u zhvillua sot 22 prill 2017 në qytetin e Fushë Arrëzit simpoziumi me titull “Mesazhe Profetike”
Aktiviteti u hap me hymnin Kombëtar për të vijuar më pas me ajte Kur’anore të kënduara nga Myezini i Xhamisë Qerret Elvis Qarri. Më pas aktivitetin e përshëndeti anëtari i Këshillit të Myftinisë Pukë për Fushë Arrëzin Basri Selimaj i cili ftoj të pranishmit për marrjen pjesë në aktivitet islame dhe në mënyrë të veçant kërkoj nga të pranishmit në dergimin e fëmijeve në kursin islam.
Në emer të Forumit të Gruas Myslimane për qytetin e Pukës seminarin e përshendeti Haxhire Mustafa e cila ndër të tjera tha: “Është hera e parë për mua që marr pjesë në një aktivitet islam në qytetin e Fushë Arrëzit. Përgezoj Myftininë Pukë për aktivitetin duke uruar për organizime të tjera.”
Anëtari i Këshillit të Myftinisë Pukë një herazi djali i imam Sahit Hoxha, Ramadan Hoxha risolli në kujtesë faktin që myslimanet edhe pse komunizimi ndaloi fene, ata vazhduan të lusin Allahun. Kam besim që edhe sot në do dim si ti respektojmë rregullat islame, netet e mira, muajin ramazan, naten e Kadrit etj.
Me interes u dëgjua kumtesa e Myftiut të Pukës Gëzimi Kopani i cili pasi falenderoj të pranishmit por edhe grupin e punës dhe pasi foli mbi vlerat e natws sw Israsw ndwe tw tjera tha: “Para disa vitesh tentova për të zhvilluar një aktivitet në qytetin e Fushë Arrëzit dhe moren pjesë vetem katër persona. Ndërsa sot gjërat kan ndryshuar shumë. Kemi hapur kursin islam, janë zhvilluar shumë aktivitete me pjesmarrje të gjërë. Shumë besimtarë me autobuz e makina dalin në Pukë për të fal namazin e xhumas, e veçanarisht atë të bajrameve. Të gjithë sëbashku do mund të mësojmë fëmijet dhe familjet tona për vlerat e islamit, se si mund ta adhurojnë Allahun për tu finanlizuar në ndertimin e xhamis në Fushë Arrëz. U bënë dhjet vite që myslimanëve nuk u është dhënë e drejta për të pasur xhami panvarsisht të tokës dhe dosjes që Myftinia Pukë disponon për ndertimin e saj. Uroj që nata e Israsë te i gjej të gjithë myslimanët e Fushë Arrëzit dhe gjithë rrethin e Pukës të gëzuar dhe pa asnjë problem…”
Në fund aktiviteti u mbyll me një kokteil dhe shperndarjen e disa literaturave islame.
Fushë Arrëz 22 prill 2017