Myftiu i Prizrenit Lutfi ef.Ballek ka zhvilluar nje vizite zyrtare ne Myftinin e rrethit te Pukes.
Myftiu Lutfi ef.Ballek u prit nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera tha: “Ne emer te besimtareve mysliman te rrethit te Pukes , te Keshillit te Myftinise tju shpreh falenderimet me te mira per Ju i nderuar Myfti. Vizita juaj eshte shenje bashkepunim mes dy institucionet tona. Ne kemi nevoj per eskeperiencen qe ka te krijuar prej kohesh Myftinia e Prizrenit, dhe keto takime jane nje ogur i mir per ne.” tha Myftiu Gezim Kopani
Myftiu i Prizrenit Lutfi ef,Ballek falenderoi Myftiun e Pukes per pritjen e organizuar duke u shprehur se: “Eshte kenaqesi qe te rikthehem ne rrethin e Pukes pas disa vitesh, pasi rreth viteve 1995 kam qendruar ne Shkoder dhe me eshte dhene mundesia te kaloj edhe ne rrethin e Pukes. Qellimi i jone i vetem eshte; dhenia e kontributit tone institucional ne te mire te besimtareve mysliman te te dy vende…”
Me pas biseda u zhvendos per situaten islame ne rrethin e Pukes si dhe per bashkepunimet e mundshme mes dy institucioneve.
Ne fund te takimit Myftiu i Pukes Gezim Kopani i dorzoi Myftiut te Prizrenit nje falenderim per mbeshtetjen e dhene Myftinise se rrethit Puke ne ndihme te familjeve myslimane.
Puke 01.10.2015