Me datë; 07 mars 2023 Myftiu i Pukës Gëzim Kopani sëbashku me disa bashkëpunëtor të Myftinisë Pukë zhvilloi një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit ku u prit nga Kryetari Besim ef. Berisha
Vizita u zhvillua në kuadër të 100 vjetorit të Themelimit të Myftinisë Pukë dhe në përkujtim të të parëve tanë të cilët në kushte të vështira dhanë kontribut të jashtzakonshëm në thirrjen islame.
Falenderim dhe mirënjohjë të veçantë Myftiu i përcolli kryetarit të KBI Prizren Besim ef. Beria për kontributin dhe mbeshtetjen që KBI Prizren ka dhënë për Myftininë e Pukës.