Myftiu i Pukës Gëzim Kopani uron vitin e ri shkollorë


Myftiu i Pukës Gëzim Kopani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka uruar fillimin e vitit te ri shkollorë.

“Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, i uroj suksese të gjithë nxënësve, dhe veçanarisht atyre që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe atyre që vijojnë rrugëtimin e dijes.
Ky vit nis me një realitet edhe më dhimbshëm: gjithnjë e më pak zëra fëmijësh dëgjohen në oborret e shkollave tona. Kur kujtoj se vetem disa vite më parë, vetëm në mësimin e besimit në xhaminë e Pukës kishim mbi 170 nxënës; sot, po aq numërohen në shkollën e qytetit. Një shenjë alarmante e shpopullimit që prek zemrën e shoqërisë sonë.
Është koha që institucionet vendore dhe qendrore të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të kthyer shpresën, për të forcuar mirëqenien dhe për t’u dhënë qytetarëve , veçanatisht të rive, prindërve dhe fëmijëve arsye të prekshme për të qendruar pranë vendlindjes së tyre dhe Atëdheut tonë të dashur! Le të punojmë për të ardhmen, sepse e ardhmja është në bankat e shkollës, në sytë e fëmijëve tanë.”

08 shtator 2025

 

Leave a Reply