Sot me; 29 korrik 2015, Myftiu i Pukes Gezim Kopani priti ne nje takim kryetarin e fondacionit “Miresia” Korab Kaja.
Gjate takimit Myftiu i Pukes shprehu vlersimet per kontributin qe fondacioni “Miresia” ka dhene per besimtaret myslimane te rrethit te Pukes. Myftiu i Pukes Gezim Kopani nder te tjera tha: “Pre tre vitesh Mytinia e rrethit te Pukes ka zhvilluar bashkepunime te frytshme me fondacionin “Miresia”. Si fillim ky fondacion filloj tu vi ne ndihme femijeve jetim (qe ua ka vdekur babai) dhe ky numer sot ka shkuar deri ne 26 jetim qe trajtohen me pensione mujore. Nderkohe bashkepunimi ka ardhur ne ritje ku ky fondacion ka mbeshtetur Myftinin tone duke organizuar shtrimin e disa iftare si dhe ardhjen ne ndihme me ushqimore mbi 100 familjeve ne nevoje ne rrethin e Pukes. Me kete rast Myftiu shpalosi edhe disa projekte dhe novja qe Myftinia e rrethit te Pukes eshte duke lobuar ne realizimin e tyre sic eshte; Rindertimi i Xhamise se vjeter ne Koder Hani Puke, ndertimin e nje xhamie ne; Xathe, Fushe-arrez, Rrape si dhe rindertimin e xhamise se fshatit Kabash.”
Nderkoh kryetari i Fondacionit “Miresia” Korab Kaja shprehu falenderimet e tij per mikpritjen dhe bashkepunimin qe Myftinia e Pukes ka bere me fondacionin tone. Bashkepunimi yne me Myftinine e Pukes do vijoje dhe do shikojme mundesit e mbeshtetjes ne projektet qe Myftinia e Pukes ka menduar si te nevojshme.
Ne fund te takimit Myftiu Gezim Kopani ne emer te Myftinise se rrethit Puke i dorzoi krytarit te Fondacionit “Miresia” nje çertifikate falenderimi per mbeshtetjen e dhene.
Pas vizites ne Myftini kreu i fondacionit “Miresia” Korab Kaja i shoqeruar nga Myftiu Gezim Kopani si dhe antaret e Keshillit te Myftinise Puke Xhemal Meçi dhe Murat Qoba shikuan nga afer xhamin e vjeter te Koder Hanit Puke.
Puke 29.07.2015