Nepermjet nje statusi ne fb Myftiu i Pukes Gezim Kopani ka reaguar per ngjarjen e ndodhur ne Velipoje. Myftiu shkruan:
“Dija vleren jetes pasi ajo eshte gjeja me e shtrenjte qe Allahu na ka dhene. Ai qe e vlerson jeten nuk i ben dem tjetrit. Kur degjon disa ngjarje me pasoje humbje jete, te krijohet pershtypja se shume kush jeten nuk e vlerson. Prandaj te duam jeten, njeri tjetrin dhe te behemi njerez komunikues pasi me dialog zgjidhen gjerat. Feja Islame e vlerson jeten si gjeja me e shenjte. Transmeton Enesi r.a se Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Ndihmo tjetrin (vellaun tend) kur ai ben keq ose kur i behet keq. Njeri tha: E ndihmoj kur i behet keq por kur ben keq si? Muhammedi a.s tha: Ta pengosh nga te berit keq te tjereve, atehere me kete veprim e ke ndihmuar duke e larguar nga nje pune e keqe.” (Buhari)”
Date; 27 qershor 2021