
Myftiu i Pukes Gezim Kopani i shoqeruar nga bashkepunetoret e tij, mori pjese ne iftarin e shtruar nga Deputeti ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise z.Shkurt Lasku.
Deputeti z.Shkurt Lasku shprehu vlersimin e tij per kontributin e madh qe Myftinia e rrethit Puke ka dhene dhe jep per gjithe pukjane te rrethit Puke pa dallim bindeje dhe perkatesije fetare. Po ashtu me kete rast uroj besimtaret per agjerim dhe lutje te pranuar.
Myftiu Gezim Kopani falenderoj Deputetin e rrethit Puke ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise per shtrimin e iftarit , duke theksuar se Myftinia Puke vazhdimisht ka treguar bashkepunim me te gjithe Institucione e rrethit Puke , gje e cila eshte ne perputhje me traditen islame, per paqe, harmoni dhe respekt ndaj njeri tjetrit.

