Myftinia Pukë shtron iftar për rreth 200 agjërues

Myftinia Puke ne bashkepunim me shoqaten Yardimeli shtroj iftar per nje pjese te agjeruesve ne qytetin e Pukes. Iftari u hap me thirrjen e Ezanit nga ish nxenesit i Mejtepit (mesimit islam) te qytetit Puke Enea Laçi per te vijuar me duan e iftarit. Ne fund te iftari mbajti fjalen pershendetese Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera tha: “Se pari falenderoj Allahun qe na mundesoj agjerimin e ramazanit dhe inshaAllah Allahu na pranon agjerimin dhe lutjet tona. Se dyti ju falenderoj juve qe pranuat ftesen dhe se treti shoqaten Yardimeli me perfaqesuesin e saj Yildirim Demir per mundesimin e ketij iftari.” Ndersa ne fjalen e tij perfaqesuesi i shoqates Yardimeli Yildirim Demir tha: “Falenderojme Allahun qe na mundesoj te jemi sonte bashke ne kete iftar kaq te bukur dhe domethenese per mua. Panvarsisht kombesise, gjuhes, ne jemi vellezer pasi besojme ne Allahun xh.sh. Dhe pse ne keto momente familja ime po ben iftar ne Turqi dhe une ndodhem ketu me ju, e ndjej veten si te isha me familjen e time. Ne emrin tim personal por dhe te shoqates falenderoj Myftiun Gezim Kopani per bashkepunimin e shkelqyer me shoqaten tone pasi eshte ai i cili fal punes se tij na ben qe dhe ne te vijme ne Puke.” Ne fund te iftarit u be shperndarja e disa librave te titujve te ndryshem islam. Ne kete iftar moren pjese rreth 200 persona. Ramazan, prill 2022

Leave a Reply