Myftinia Puke shtron iftar me rastin e nates se Kadrit.

Iftari i shtruar me rastin e nates se Kadrit 03.08.2013
Iftari i shtruar me rastin e nates se Kadrit 03.08.2013

Me date 03 gusht 2013 Myftinia e rrethit Puke ka shtruar nje iftar me rastin e nates se Kadrit. Ne kete iftar ishin te ftuar xhemate nga Xhamia e Pukes, intelektual si dhe familje ne nevoje. Ne kete iftar mori pjese edhe Myftiu i Pukes si dhe disa mysafir te ardhur nga Turqia.

Ne perfundim te iftarit, Myftiu i Pukes Gezim Kopani pershendeti te pranishmit ku foli mbi rendesin e nates se Kadrit. Nder te tjera Myfti i Pukes Gezim Kopani tha: “…E falenderojme Allahun xh.sh qe na beri te mundur qe te jemi te gjithe sonte sebashku ketu ne kete iftar kaq te vecante, pasi jemi ne naten e bekuar te Kadrit  ku Allahu xh,sh pranon lutjet.  Ramazani i ketij viti per rrethin e Pukes ka sjell nje frym shume te kendshme pasi kemi vene re nje ritje te besimtareve mysliman qe i luten Allahut xh.sh. Kemi vene re shume djem te ri dhe gra qe kan ardh ne xhami per namazin e Xhumase per tju lutur  Allahut xh,sh, por edhe ne namazet e teravive. ”

Me pas te gjithe te pranishmit ne iftar sebashku me Myftiun kenduan dua dhe salavate mbi profetin Muhammed a.s.

Ky iftar u mundesua nga disa vellezer mysliman te ardhur nga Turqia.

03.08.2013

Leave a Reply