Me 17 prill 2023 u shtrua ne qytetin e Pukes nje iftar nga kontributi i vet besimtareve te cilet ju pergjigjen thirrjes se bere para disa ditesh nga Myftiu Gezim Kopani per shtrim iftari. Ne fund te iftarit Myftiu i Pukes pasi uroj me lutje kontribuesit nder te tjera tha: “Ky eshte iftar i veçante, pasi ndodhemi ne ditet e fundit te ramazanit. Ne kete kuader uroj ta gjejme naten e Kadrit me ibadet dhe pune te hajrit! Sebashku duhet te punojme shume me besimtaret tane, te afermit, koleget per ta rrespektuar ashtu sic duhet muajin ramazan dhe naten e Kadrit. Ne menyre te veçante duhet te punojme me ata qe ne momente te caktura marrin flamurin e perfaqesimit tone pa pasur asnje lidhje me ne, duke i vendosur jo pak here besimtaret tane ne situata jo te deshiruara. Siç e dini ne kemi ramazan çdo vit, ndaj dhe respekti duhet te jet i tille. Nga ana tjeter u bej thirrje besimtareve te bashkojne nijetet dhe sadakat siç bem me kete iftar , me qellim realizimin e nijeteve bukur dhe me dijnitet. Uroj qe kjo nisme te vijoj çdo ramazan, ku me kontributet tona te shtrohen iftare dhe te ndihmohen familjet ne nevoj.” Puke, 17 prill 2023