Me date 02 gusht 2013 ne ambjentet e Xhamise Puke Myftinia e rrethit Puke organizoi nje seminar kushtuar nates se Kadrit.
Seminari u hap me lexim Kur’ani nga Irfan Hida. Me pas Myftiu i Pukes Gezim Kopani predikoi ne lidhje me vlerat e nates se Kadrit. Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani nder te tjera tha: “...Pothuajse cdo vit organizojme seminare kushtuar nates se Kadrit dhe cdo vite ftojme persona te ndryshem, por kete here kemi zgjedhur qe ky seminar te behet me familjet ne nevoje. Njeriu pervec nevojave materiale ka nevoj edhe per ushqim shpirterore. Cdo njeri qe nuk e humb shpresen tek Allahu, Allahu xh.sh ia lehteson vuatjen, hallet dhe ia cel rruget e jetes. Prandaj, per asnje momen nuk duhet te humbasim shpresen tek Allahu i Madheruar pasi eshte vetem Ai i cili i zgjidh gjerat, per me teper ne kete dite te fundit te Ramazanit. Sic e dini neser pritet te jete nata e Kadrit. Kjo nate eshte nate e begatise se Allahut, eshte nata ne te cilen percaktohen gjerat. Prandaj thote hz.Muhammed a.s. “Kushdo beson ne shperblimin e Allahut, Allahu do e ndihmoje ate.Nese naten e Kadrit e kalojme me lutje dhe dua, atehere thote hz.Muhammed a.s. Allahu xh.sh per nje vit do e ndihmoj ate si dhe do e ruaj nga fatkeqsite.” Prandaj mos te kursejme lutjet tona ne kete nate te madhe.”
Per te pranishmit ne fund te aktivitetit u shpernda literature islame.
02 gusht 2013