Momente te veçante ishte iftari i organizuar me date 28.06.2016 ku Myftinia Puke me mbeshtetjen e Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves u organizua shtrimi i nje iftari ne qytetin e Pukes.
Ne iftar mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani si dhe perfaqesuesit e Bashkesise Islame te Kosoves Kasim ef.Gerguri dhe Bahri ef.Sejdiu. Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani te mbajtur ne fund te iftarit tha:
“Ky eshte nje iftar i vecante pasi te tille jane edhe mysafiret e ardhur nga Kosova Kasim ef.Gerguri ,drejtor i financave ne BIK si dhe Anetarin e Kryesise se BIK Bahri ef. Sejdiu ish Myfti i Prishtines. Me rastin e ketij iftari dua te falenderoj mysafiret e ardhur nga Prishtina si dhe Kryemyftiun Naim ef.Ternava i cili me bashkepunetoret e tij mundesoi shtrimin e ketij iftari ne qytetin e Pukes.”
Ne emer te Bashkesise Islame te Kosoves foli imam Bahri ef. Sejdiu i cili nder te tjera tha: “Kam nderin qe sot ne nje moment kaq te vecante te ndodhem per iftar ne qytetin e Pukes. Falenderoi Myftiu Gezim Kopani per bashkepunimin pasi ne jemi te njeri tjeterit dhe uroj qe raste te tilla u shtofshin ne qytetin e Pukes.” Po ashtu Sejdiu ftoj te pranishmit qe te jene me te perkushtuar ne keto dite te Ramazanit pasi miresit e tyre jane te shumta.
Ky eshte iftari i pare i ketij lloji organizuar mes Myftinise se Pukes dhe Bashkesise Islame te Kosoves ne qytetin e Pukes duke hapur keshtu rrugen per bashkepunime te tjera.
28.06.2016