Në kuadër të ringritjes së trukturës islame në rrethin e Pukës, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i shoqëruar nga kreu i fondacionit Mirësia Korab Kaja zhvilloi një takim pune me kreun e Bashkisë Pukë z.Gjon Gjanaj.
Në takim Myftiu i Pukës Gëzim Kopani pasi falenderoj kreun e Bashkisë Pukë për bashkepunimin i shprehu atij kërkesen për miratimin dhe marrjen e lejes për rindertimin e xhamisë së vjeter të Kodër Hani. Ndër të tjera Myftiu Kopani tha: “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë sëbashku me donator ka hartuar disa projekte për ringritjen e struktures islame. Ndër këto është edhe xhamia e vjeter
e Kodër Hanit në qytetin e Pukës. Ky vit përkon edhe me 470 vjetorin e themelimit të qytezës së Kodër Hanit po ashtu edhe të xhamisë. Në këto kushte menduam të zhvillojmë këtë takim i cili i paraprin proëedurave të tjera për marrjen e lejes të rindertimit të xhamisë së Kodër Hanit. Sot shoqerohem nga kreun i fondacionit Mirësia Korab Kaja i cili me stafin dhe donatorët ka marr përsipër rindërtimin e kësaj xhamie. Ne jemi gati po ashtu fondi dhe projekti.”
Në fjalen e tij kreu i Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj tha: “Si kryetar i Bashkisë Pukë nuk do keni asnjë penges. Myftinia Pukë të bëj kërkesen dhe të ndjek hap ligjor dhe për rreth 1 muaj do pajiseni me lejen e ndërtimit.”
Kreu i fondacionit Mirësia Korab Kaja pasi falenderoj kreun e Bashkisë Pukë për mikpritjen informoj kryetarin ne lidhje me projektin i cili është menduar më shumë si xhami që mbulon nevojat e lagjes ku ajo ndodhet, po ashtu duke ruajtuar vlerat historike. Xhamia është projektuar në stil alpin ku fasada e saj do jete prej guri.
Pas takimit Myftiu i Pukës Gëzim Kopani sebashku me kreun e fondacionit Mirësia Korab Kaja dhe firmen e cila do zbatoj projektin kaluan në terren ku do bëhet ndertimi duke bashkerënduar punen me Sektorin e Urbanistikes të Bashkisë Pukë.
Datë 04.05.2017